Depozita Standarde
Union Bank ofron larmi në produktet depozitore, duke ju siguruar fitim të lartë, siguri dhe fleksibilitet. Investo tani dhe përfito nga interesat e larta si dhe avantazhet që ato ofrojnë. Ju mund të zgjidhni mes depozitave 1, 3, 6 dhe 12 Mujore, në monedhat Lek, Eur, USD, GBP dhe CHF.
Avantazhet
- Interesat më të larta në treg.
- Interes real dhe fiks përgjatë gjithë periudhës, sa publikohet aq fitohet.
- Për çdo pensionist ofrohet +0.2% Interes shtesë në Lek dhe + 0.1% interes shtese në Euro.
- Për çdo depozitë të çelur nga UB Online ofrohet +0.2% Interes shtesë në Lek dhe + 0.1% interes shtesë në Euro.
- Depozitën mund ta çelni edhe më pak kursime duke nisur nga: 100,000 Lek, 1,000 Eur/USD, 3,000 GBP/ CHF.
- Kontroll i depozitës në çdo kohë nga UB Online.
- Siguri per fondet tuaja.
Ku mund ta çel depozitën?
- Në çdo degë Union Bank, ku stafi ynë do t’ju shërbejë me profesionalizëm si dhe do t’ju ofrojë këshillimin e nevojshëm për produktin që ju përshtatet më mirë.
- Nëpërmjet shërbimit UB Online.
Për të mësuar më shumë mbi produktet e depozitave që Union Bank ofron shfletoni buletinin e normave të interesit.
Depozitat në Union Bank sigurohen deri në shumën 2,500,000 (dy milion e pesëqind mijë Lekë) nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave www.asd.gov.al sipas dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar.