Paradhënia Bankare
Paradhënia Bankare është një linjë financimi e alokuar në llogarinë rrjedhëse e cila lejon përdorimin e fondeve shtesë deri në limitin e aprovuar (Overdraft).
Karakteristikat
kryesore:
– Financim i shpejtë
– Mundësohet në disa monedha EUR, LEK dhe USD
– Interesi paguhet vetëm për shumën e përdorur
– Fleksibilitet në kohëzgjatje nga 1-24 muaj
– Financim i rinovueshëm
– Financim automatik mbi qarkullimin në llogaritë rrjedhëse
Kredi për kapital qarkullues
Kredia për kapital qarkullues është një kreditim afatshkurtër që përdoret për financimin e nevojave korrente të aktivitetit të biznesit. Kapitali Qarkullues mundëson një financim deri në 36 muaj të nevojave operacionale të biznesit (blerje inventari, ripagim të furnitorëve etj.).
Karakteristikat
kryesore:
– Financim i shpejtë
– Mundësohet në disa monedha EUR, LEK dhe USD
– Financim në EUR deri në 100% të xhiros mujore në llogari, ekuivalent në monedha të tjera
Kredi për investime
Kredia për investime ofron mundësinë e financimit të nevojshëm për të mbështur zgjerimin dhe/ose zhvillimin e biznesit nëpërmjet investimive në asete fikse afatgjata si: blerje pajisjesh dhe/ose ambiente biznesi, ndërtesa, makineri, pajisje etj.
Karakteristikat
kryesore:
– Periudhë ripagimi deri në 144 muaj
– Skema të ndryshme ripagimi, në varësi të tipit të biznesit dhe investimit që po kryhet
– Mundësohet në disa monedha EUR, LEK dhe USD
– Financim deri në 80% të vlerës të investimit