Përfito deri në 15% zbritje për çdo blerje në Verde Watches Albania.
Union Bank në bashkëpunim me Verde Watches Albania, ofron për të gjithë kartëmbajtësit e Union Bank 10-15% zbritje në çmim për çdo artikull të blerë në këtë rrjet dyqanesh. E dini si mund të përfitoni nga kjo ofertë? Vizitoni një nga dyqanet e rrjetit Verde Watches në Tiranë, në adresat:
• Ish Blloku Rr. “Ibrahim Rugova”;
• 2 dyqanet në qendrën tregtare “ETC” Blv. ”Bajram Curri”;
• Qendra Tregtare “Coin” pranë stadiumit “Qemal Stafa”;
• Qendra Tregtare “Ring”, Rr. “Muhamet Gjollesha”;
• Qendra Tregtare “Toptani”, Rr. “Abdi Toptani”;
• Qendra Tregtare “City Park”, Autostrada Tiranë-Durrës.
Kur të paraqiteni në arkë për të paguar, informojeni punonjësen se jeni klient i Union Bank dhe produktin e përfitoni me zbritje në çmim. Zbritja përfitohet vetëm nëse pagesën e faturës do ta kryeni më një nga kartat e kreditit apo të debitit të Union Bank.
Union Bank dhe Verde Watches Albania ruajnë të drejtën e ndërprerjes ose ndryshimit të kushteve të kësaj oferte në çdo kohë.