KREDIA PËR PANELE FOTOVOLTAIKE

Kredia për panele fotovoltaike është zgjedhja e duhur për biznesin tuaj. Union Bank ju ofron financim për nevojat e biznesit për investime në blerjen dhe instalimin e paneleve fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike me qëllim përdorimin vetjak të biznesit.

Ju
përfitoni:
  • – Financim deri në 1,000.000 Euro;
    – Afat shlyerje deri në 7 vjet;
    – Financim deri në 100% të vlerës së investimit;
    – Interesa preferenciale;
    – Zëvendësim të shpenzimeve të energjisë, me pagesë kësti;

*Për investime deri në 150,000 Euro, hipoteka nuk është kusht.

Dokumentacioni i
nevojshëm:
  • – Dokumentet ligjore të biznesit;
    – Bilanci financiar i dy viteve të fundit
    – Kontrata e sipërmarrjes/shitblerjes së panelit me mënyrën e
    pagesës dhe afatin e implementimit
    – Oferta financiare e detajuar për elementet e sistemit;
    – Certifikata teknike e sistemit fotovoltaik, origjina dhe
    garancia e ofruar;
    – Përllogaritjet e kthyeshmerisë së investimit dhe rendimentit
    të prodhimit.
    – Pagesat e OSHEE për dy vitet e fundit.

Për më shumë informacion, ju ftojmë të na kontaktoni në adresën: shitje-sme@unionbank.al