“Phishing” është një lloj sulmi i cili ka si qëllim marrjen e informacioneve personale të përdoruesve përmes teknikave të manipulimit dhe mashtrimit. Kryesisht, sulmuesit dërgojnë mesazhe të rreme në forma të ndryshme si e-maile, telefonata, mesazhe në celular , ose në rrjete sociale, duke pretenduar se janë nga një kompani e njohur, një institucion i besueshëm, dikush që ju e njihni, dikush që iu bën një ofertë.
Siguria juaj online nuk ka të paguar
Çfarë është Phishing ?
Si të mbrohemi nga Phishing:
- Mos jepni kurrë informacione personale ose financiare, si fjalëkalime, numra të kartave të kreditit dhe informacione të tjera të ngjashme në lidhje me llogaritë tuaja të bankave, rrjeteve sociale dhe faqeve të tjera në internet.
- Kini kujdes me mesazhet dhe email-at e papritur që merrni dhe që kërkojnë informacione personale si fjalëkalime, numra të kartave të kreditit.
- Vini re email-et, kontrolloni dërguesin, tekstin dhe shikoni për gabime ose dobësi në gramatikë.
- Mos klikoni në linqe të dyshimta dhe mos shkarkoni programe të dyshimta ose “file” nga burime të panjohura.
- Aktivizoni autentifikim me dy faktorë (2FA) për llogaritë tuaja të e-mail, rrjeteve sociale, llogarive bankare.
- Mos përdorni fjalëkalime të lehta apo të njëjtin për disa llogari dhe ndryshojini sa më shpesh ato.
- Përdorni një antivirus dhe një firewall për të mbrojtur kompjuterin tuaj.
- Përdorni website si https://haveibeenpwned.com/ për të kontrolluar nëse të dhënat e llogarive tuaja në intenet janë bërë publike.
Çfarë janë “Malware”?
Malware përfshin lloje të ndryshme të programeve kompjuterike të krijuara me qëllim të shkaktojnë dëmtime ose për të kryer veprime të paautorizuara në sistemin tuaj kompjuterik. Këto programe mund të shpërndahen nëpërmjet internetit, email-ave ose pajisjeve të infektuara siç janë CD, DVD dhe USB drive. Termi “malware” përfshin lloje të ndryshme të programeve të dëmshme, si virusët, trojanët, “adware”-t, “spyware”-t, “ransomware”-t, “bundleware”-t etj.
Si të mbrohemi nga Malware:
- Mbani sistemin operativ dhe programet të përditesuara në versionet më të fundit.
- Përdorni dhe mbani të përditësuar një program antivirus/antimalware.
- Mos përdorni programe pirate, ose aktivizues për programe ose sisteme operative, pasi mund të përmbajnë “malware”.
- Mendohuni dy herë perpara së të klikoni në një link, apo të shkarkoni një program.
- Tregohuni të kujdesshem kur hapni një dokument apo foto nga email.
- Mos i besoni dritareve pop up që shfaqen dhe iu kërkojne të shkarkoni një program.
- Përdorni account-e joadministrative , aty ku është e mundur.