- Mund të shkaktojne infektime nga malware të ndryshëm.
Gjatë instalimit të aplikacionit pirat, ose aktivizimit të tij duke përdour “crack” (aktivizues), ka shumë mundësi që në kompjuterin apo çfarëdo pajisje tuajën të instalohet fshehurazi një malware (virus), i cili më pas do të marrë të gjitha të dhënat që ju do të vendosni në kompjuterin tuaj, “username” dhe password të çdo llogarie që keni, e-mail, rrjete sociale, portale te ndryshme, internet (online) banking, etj. Gjithashtu mund të instalohen malware, të cilat mund të marrin, enkriptojnë dhe fshijnë të dhënat tuaja.
- Duhet të vizitoni website të dëmshme.
Për të shkarkuar një “crack” do t’iu duhet të vizitoni website të ndryshme, të cilat përmbajnë shumë malware dhe të mund të instalohen fshehtas në kompjuterin tuaj.
Edhe nëse e keni të shkarkuar një “crack”, gjatë punës se tij për aktivizimin e një programi, është e mundur që procesi tju çojë automatikisht në një website të dëmshëm, si më sipër.
- Programi mund të mos punojë.
Edhe pse mund të shkarkoni dhe instaloni një aplikacion pirat, dhe të tentoni të aktivizoni atë, ai mund të mos punojë, pasi kompanitë, gjithnjë e më shumë po punojnë për të parandaluar këtë.
- Programi nuk do të përditësohet.
Nëse arrihet me sukses aktivizimi i një aplikacioni pirat, dhe merrni përsipër riskun e infektimit, do të keni problem me përditësimin e tij. Këto përditësime përfshijnë si veçori shtesë të programit, ashtu edhe përditësime të sigurisë. Nëse do të kryeni manualisht përditesimin, apo nëse programi tenton ta kryejë këtë manualisht, atëherë aktivizimi që keni kryer me përpara do të bllokohet.
- Mund të infektojnë të gjitha pajisjet e tjera në rrjet.
Aplikacionet e piratuara ose të “crack”-uara, nuk janë një rrezik vetem personal, për kompjuterin apo pajisjen tuaj, por ato mund të shperndahen në rrjet dhe të infektojnë të gjitha pajisjet që lidhen me të. Kjo situatë bëhet akoma me e rrezikshme, nëse aplikohet në biznese, ku për një gabim fare të vogël, mund të infektohen qindra, mijëra pajisje.