Bëja dhuratë që të rriten bashkë!
Llogaria e kursimit “Filizat” është dhurata më e çmuar që mund të bëni për fëmijën, nipin apo mbesën tuaj. Union Bank ofron për ju këtë produkt unik i cili u dedikohet fëmijëve dhe është investimi i duhur për ta, për tu siguruar një të ardhme të ndritur.

Çel sot llogarinë e kursimit Filizat dhe kur fëmija të bëhet 18 vjeç do të ketë një shumë të kursyer të cilën mund ta përdorë për të realizuar ëndrrat e tij.
Llogaria e kursimit Filizat mund të çelet nga prindërit/kujdestarët e fëmijës, por edhe nga të afërm të tjerë:

  • Për të financuar studimet universitare.
  • Për të pasur një bazë kursimesh për të ardhmen.
  • Si dhuratë për ditëlindje, festa apo arritje në evente shkollore, sportive, artistike, etj.
  • Për të financuar të gjitha nevojat dhe dëshirat e tyre pas përfundimit të studimeve.

Përfito

    • Interesin më të lartë në treg për kursimet për fëmijë.
    • Interes çdo ditë, mbi balancën në llogari.
    • 500 Lekë Bonus per ditëlindjen e fëmijës sipas kushteve në fuqi.
Llogaria e kursimit “Filizat” Përshkrim
Mosha e fëmijës në momentin e çeljes së llogarisë Nën 18-vjeç
Cili mund ta çelë llogarinë
  • Prindërit/ kujdestari ligjor
  • Një person i tretë, i afërm/i njohur i familjes (gjyshi, gjyshja, etj.). Në këtë rast nevojitet dakordësia e prindit/kujdestarit ligjor të fëmijës duke nënshkruar formularin/deklaratën përkatëse në degë.
Shuma minimale që kërkohet për ta çelur llogarinë 10,000 Lek
Interesi Interesi ndryshon sipas grupmoshës së fëmijës (i publikuar në buletinin e normave të interesit).
Kreditimi i llogarisë
  • Në çdo kohë dhe shumë
  • Nga çdo person ose sipas zgjedhjes vetëm nga personi që e ka çelur llogarinë
  • Nëpërmjet depozitimit Cash ose transfertës në llogari
  • Nëpërmjet kalimit periodik
Dokumentat që kërkohen
  • Certifikatë me fotografi ose pasaportë e fëmijës.
  • Certifikatë familjare.
  • Dokument Identifikimi i personit që po e çel llogarinë.
  • Formulari/deklarata e dakordësisë e nëshkruar nga prindi/kujdestari ligjor i fëmijës, në rast se llogaria celet për fëmijën nga një person i tretë, i afërm/ i njohur i familjes (gjyshi, gjyshja, etj.)
Informacion mbi kursimet dhe interesat e fituara Mund të merret në çdo moment nga prindërit/ kujdestari ligjor ose sipas zgjedhjes vetëm nga personi që e ka çelur llogarinë.
Maturimi
  • Kursimet në llogari nuk mund të tërhiqen derisa fëmija të arrijë moshën madhore.
  • Në rast kërkese për tërheqje të fondeve përpara arritjes së moshës madhore nga Titullari i llogarisë, tërheqja mund të bëhet kundrejt nje vendimi gjykate nga prindërit/ kujdestarët e tij/saj ligjorë.

Si mund të aplikoj?

 

Ju mirëpresim pranë çdo dege Union Bank, për të hapur Llogarinë e Kursimit Filizat.

Depozitat në Union Bank sigurohen deri në shumën 2,500,000 (dy milion e pesëqind mijë Lekë) nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave www.asd.gov.al sipas dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar.