Depozita Invest
Për të gjithë klientët që kërkojnë një investim të sigurt, Depozita Invest mundëson interesa fikse gjatë gjithë periudhës. Zgjidhni mes Depozita Invest me afat 5 vjeçar me mundësi kreditimi të interesit në llogari çdo 6 muaj apo me afat 2 vjeçar dhe kreditim interesi çdo muaj në llogari.
Avantazhet
- Interes i lartë.
- Interes real, sa publikohet aq fitohet.
- Përfitim periodik i interesit pa pritur maturimin.
- Ofrohet në monedhat Lek apo Eur.
- Kontroll i depozitës në çdo kohë nga UB Online.
- Siguri për fondet tuaja.
Ku mund ta çel depozitën?
- Ju mirëpresim në çdo degë Union Bank, ku stafi ynë do t’ju shërbejë me profesionalizëm si dhe do t’ju ofrojë këshillimin e nevojshëm për produktin që ju përshtatet më mirë.
Për të mësuar më shumë mbi produktet e depozitave që Union Bank ofron shfletoni buletinin e normave të interesit.
Depozitat në Union Bank sigurohet deri në shumën 2,500,000 (dy million e pesëqind mijë Lekë) nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave www.asd.gov.al sipas dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar.