Tiranë 10 Qershor 2024. Union Bank vijon të kujdeset për klientët e saj, duke punuar vazhdimisht për rritjen e cilësisë së shërbimit dhe produkteve, si dhe ofrimin e tyre në ambiente komode dhe të përshtatshme për klientët. Në këtë kuadër, së fundmi Union Bank ka hapur dyert në ambientet e reja të degës së saj në Kamëz, për të mirëpritur klientët në hapësirat e saj moderne dhe bashkëkohore.

Ftojmë të gjithë klientët tanë që për të kryer veprimet bankare sipas nevojave dhe kërkesave të tyre, të na vizitojnë në adresën e re të degës: Kryqëzimi i Bulevardit Blu me rrugën Dubai, (ish Tutto Casa), Kamëz.