Vlorë 27 Qershor 2024, Union Bank inauguron ambientet e reja të degës së saj në Vlorë.

Me këtë rast, u zhvillua ceremonia e inaugurimit e cila përkoi me 15 vjetorin e prezencës së Union Bank në Vlorë, gjë që dëshmon rritjen dhe zhvillimin e degës në këtë qytet. Në ceremoni ishin të pranishëm Zj. Flutura Veipi, Drejtore e Përgjithshme e Union Bank, Z. Klevis Kaso, Zv. Kryetar i Bashkisë Vlorë, klientë dhe përfaqësues të bizneseve.

Zj. Veipi, gjatë fjalës së saj përshëndetëse u shpreh; Union Bank përgjatë këtyre 15 viteve suksesi në qytetin e Vlorës ka qenë një partner i besueshëm duke u shërbyer më shumë se 5000 klientëve individë dhe biznes. Ne do të vazhdojmë ofrimin e shërbimeve dhe produkteve inovative duke u përshtatur me teknologjinë e fundit për të siguruar një përvojë të shkëlqyer bankare për klientët tanë, si dhe do te vijojmë investimet tona në modernizimin e degëve si dhe angazhimin tonë për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit dhe përmirësimit të jetës në komunitet.

Ambientet e reja të degës Vlorë janë konceptuar me kushte moderne dhe bashkëkohore, e pozicionuar në një lokacion strategjik duke përfaqësuar një mundësi të shkëlqyer për të mbështetur më tej komunitetet dhe bizneset e qytetit. Falë mjedisit komod, të dizajnuar me një stil modern, me qëllim lehtësimin e  marrëdhënieve për klientët tanë me Bankën dhe të përmirësojmë eksperiencën e tyre bankare.

Union Bank operon prej më shumë se 18 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme, u shërben me profesionalizëm mbi 130,000 klientëve nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh, 68 ATM dhe platformës digjitale UB Online.