Union Bank operon prej më shumë se 18 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 68 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 130,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 100 miliard Lekë asete.
Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.
Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në Departamentin e Riskut të Kredive për Biznesin, në Drejtorinë e Përgjithshme në Tiranë, në pozicionin:
Specialist i Raportimit dhe Analizave
Qëllimi i përgjithshëm i punës:
Të mbajë marrëdhënie me institucione partnere të bankës dhe të përgatisë raporte dhe analiza periodike në funksion të marrëveshjeve me partnerët. Përgjegjës për përgatitjen e raporteve dhe analizave periodike të portofolit të kredisë dhe raporte të tjera sipas nevojës së Departamentit të Riskut të Kredive Biznes.
Përgjegjësitë kryesore:
- Përgjegjës në përmbushjen e kërkesave për raportime ndaj palëve të treta duke qënë në përputhje me termat e marrëveshjeve për rastet e risk sharing apo marrëveshje të tjera të ngjashme.
- Përgjegjës në përmbushjen me saktësi dhe plotësi të kërkesave për raportime të tjera sipas kërkesave shtesë që mund të ketë nga drejtuesi i departamentit.
- Përgjegjës për realizimin në kohë dhe me saktësi të analizave periodike mbi elemente të kredive të biznesit
- Bashkëpunon me Departamentin e Menaxhimit të të Dhënave, Departamentin e Shitjeve SME, KBM dhe rrjetin e degëve për të siguruar informacionin e nevojshëm për përgatitjen e raporteve apo analizave.
- I raporton Drejtorit te Departamentit vleresimet periodike ne lidhje me ecurinë e portofolit të biznesit dhe indikatorëve kryesore të tij.
- Propozon rishikime në mënyrën e raportimit dhe të analizimit të portofolit për të qënë në linjë me zhvillimin e portofolit dhe dinamikat e tregut.
- Mban kontakt me departamentet e tjera në Bankë, sipas nevojës së punës.
- Kryen detyra të tjera të lidhura me profilin sipas kërkesës.
Profili Individual:
- Arsim: I larte ekonomik, ose shkenca ekzakte (matematike, statistike, ekonometri etj)
- Eksperience e meparshme minimumi 2 vite ne pozicion te ngjashem ose te kete kryer funksionet e kerkuara. Eksperienca ne sektorin bankar përbën avantazh
- Aftësi të theksuara në menaxhimin dhe përpunimin e të dhënave. Njohuri shumë të mira të programeve të paketës Office, Excel, Ëord etj. Përdorimi i progameve të tjera të menaxhimit të të dhënave përbën avantazh.
- Aftësi shumë të mira komunikimi verbale dhe me shkrim.
- Aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze.
- Ambicioz për tu zhvilluar dhe për tu ekspozuar ndaj eksperiencave të reja.
- Të ketë aftësi të mira të vetëorganizimit dhe të jetë i aftë të punojë në grup.
Ftojmë personat e interesuar të aplikojnë brenda datës 28 janar 2025 duke dërguar dokumentacionin si më poshtë:
- CV
- Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al.
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në humanresources@unionbank.al.