Union Bank operon prej më shumë se 18 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 68 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 130,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 100 miliard Lekë asete.

Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.

Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në Departamentin e Raportimit dhe Kontrollit Financiar, në Drejtorinë e Përgjithshme në Tiranë, në pozicionin:

Junior/Specialist, Departamenti i Raportimit dhe Kontrollit Financiar

Qëllimi i përgjithshëm i punës:

Siguron prodhimin e raporteve të nevojshme për nevojat e brendshme të bankes (departamentet, Drejtimit Ekzekutiv, Bordi te Drejtoreve) si dhe palëve të tjera të treta te autorizuara për marrjen e informacioneve nga banka, duke ushtruar në këtë proçes dhe një kontroll dytësor mbi vërtetësinë dhe saktësinë e pasqyrave financiare të bankës.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Përgatit bilancin ditor të bankes duke ushtruar një kontroll dhe analizë të shpejtë mbi të dhënat gjatë këtij raportimi.
  • Përgatit raportet e likuiditetit.
  • Përgatit raportimin mujor të Bankës së Shqipërisë (SRU-se).
  • Merr pjesë në veprimet përllogaritëse apo kontrolluese gjatë proçesit të mbylljes së pasqyrave financiare deri në përgatitjen e pasqyarave financiare mujore.
  • Përgatit pasqyrat financiare të degëve të bankës, analiza e profitabilitetit te tyre.
  • Përgatit raporte dhe analiza eventuale të Sistemit Bankar në bazë të raportit statistikor të Bankës së Shqipërisë dhe/apo publikimeve të tjera në lidhje me këtë sistem.
  • Detyra të tjera në bazë të nevojave që mund të identifikohen në kuadrin e raportimit.

Profili Individual:

  • Arsim i larte ekonomik ose fusha te tjera te lidhura me te
  • Eksperience e meparshme ne raportim apo kontabilitet ne sektorin bankar, e nevojshme per profilin specialist.
  • Njohuri të mira të programeve bazë të përpunimit të të dhënave (excel, access) 
  • Aftësi shumë të mira komunikimi verbale dhe me shkrim.
  • Aftësi të mira të vetëorganizimit dhe të jetë i/e aftë të punojë në grup.
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze.

Ftojmë personat e interesuar të aplikojnë brenda datës 29 janar 2025 duke dërguar dokumentacionin si më poshtë:

  • CV 
  • Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin

Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al.

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në humanresources@unionbank.al.