Çfarë është llogaria e pagesave me shërbime bazike?
Një llogari pagese me shërbime bazike, është një llogari rrjedhëse e cila Ju lejon të keni akses në produkte dhe shërbime bankare bazike për plotësimin e nevojave tuaja të përditëshme.

Kush mund të hapë një llogari pagese me shërbime bazike dhe çfarë tarifash aplikohen? 

Grupi i Klientëve Konsumator të cilët janë përfitues nga programet dhe politikat për skemat e ndihmës ekonomike dhe sociale, sipas legjislacionit përkatës në Republikën e Shqipërisë, si në vijim:

  • Përfituesit e pagesës së papunësisë sipas ligjit që rregullon nxitjen e punësimit në Republikën e Shqipërisë;
  • Familjet dhe individët, të cilët trajtohen me ndihmë ekonomike sipas ligjit që rregullon asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë;
  • Përfituesit e pagesës së aftësisë së kufizuar dhe ndihmësit personalë të tyre sipas ligjit që rregullon asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë;
  • Individët përfitues të statusit të invalidit dhe ndihmësit personal të tyre sipas ligjit që rregullon statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik në Republikën e Shqipërisë;
  • Individët përfitues të statusit të verbrit dhe ndihmësit personal të tyre sipas ligjit që rregullon statusin e të verbrit në Republikën e Shqipërisë;
  • Invalidët e punës sipas ligjit që rregullon statusin e invalidëve të punës në Republikën e Shqipërisë, për pagesën shtesë mbi pensionin e invaliditetit;
  • Jetimët që kanë përfituar statusin sipas ligjit që rregullon statusin e jetimit në Republikën e Shqipërisë;
  • Përfituesit e masës së financimit për fëmijën e vendosur në familje kujdestare me vendim gjykate;
  • Përfituesit e pensionit social bazuar në ligjin që rregullon sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë, të cilët nuk plotësojnë kushtet për asnjë lloj pensioni nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore dhe nuk kanë të ardhura ose të ardhurat që përfiton nga çdo burim tjetër janë më të ulëta se të ardhurat që jep pensioni social;
  • Përfituesit e pensionit të pleqërisë sipas përcaktimeve në ligjin që rregullon sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë;
  • Përfituesit e invaliditetit, si dhe përfituesit e pensionit të invaliditetit të përhershëm për shkak të aksidentit në punë dhe sëmundjeve profesionale, sipas përcaktimeve në ligjin që rregullon sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë;
  • Përfituesit e pensionit familjar sipas përcaktimit në ligjin që rregullon sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë;
  • Përfituesit e ndihmës ekonomike për arsimin e lartë bazuar në listën e ministrisë përgjegjëse për arsimin.

Çfarë shërbimesh ofron llogaria e pagesës me shërbime bazike? 

Një llogari pagesash me shërbime bazike Ju lejon të kryeni një numër të pakufizuar transaksionesh në lidhje me shërbime si: 

  • Depozitim të fondeve tuaja;
  • Tërheqje të fondeve nëpërmjet sporteleve të Bankës apo ATM-ve të saj;
  • Debitime direkte;
  • Pagesa të ndryshme pensioni, invaliditeti etj.;
  • Përfitim kartë debiti;
  • Transaksione të pagesave nëpërmjet një karte debiti përfshirë dhe ato nëpërmjet UB Online;
  • Transferta të kreditit përfshirë pagesa periodike, aty ku është e zbatueshme, në POS, në sportelet e Bankës dhe platformat online.

Kjo llogari nuk lidhet me kredi kufi (overdraft) apo produkte kredie. 

Çfarë tarifash aplikohen për shërbimet në këtë llogari?

Për këtë llogari dhe shërbimet që kryhen nëpërmjet kësaj llogarie, ofrohen tarifa zero.

Si mund të hap një llogari pagesash me shërbime bazike?  

Për individët që përfitojnë nga skemat e ndihmave ekonomike dhe sociale sipas legjislacionit përkatës në Republikën e Shqipërisë, të cilët përfitojnë shërbimet në këtë llogari me tarifë 0 (Zero), duhet të jenë të pajisur dhe me dokumentacionin përkatës që vërtetojnë këto përfitime, si psh: 

  • Vërtetim ose librezë të përfitimeve për individët që përfitojnë nga programet dhe politikat për skemat e ndihmës ekonomike dhe sociale sipas kuadrit ligjor.
  • Dokument identifikimi të prindit apo kujdestarit ligjor për individët me të drejta të kufizuara për të vepruar (individë nën moshën 16 vjeç)
  • Dokument identifikimi i kujdestarit ligjor së bashku me vendimin e Gjykatës për emërimin e kujdestarit ligjor për individët me aftësi të kufizuara për të vepruar.
  • Për individët shtetas të huaj, por rezident në Republikën e Shqipërisë, krahas dokumentit valid të identifikimit duhet të paraqesin edhe leje pune, leje qëndrimi, kontratë pune, kontratë qeraje, sipas përcaktimeve të kuadrit ligjor.

Depozitat në Union Bank sigurohen deri në shumën 2,500,000 (dy milion e pesëqind mijë Lekë) nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave www.asd.gov.al sipas dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar.