Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj ju ftojmë të aplikoni për tu bërë pjesë e skuadrës në Departamentin e Operacioneve, Njësia Back Office në pozicionin:
Senior/Specialist Back Office
Përmbledhje e Pozicionit:
Të kryejë, monitorojë, kontrollojë me korrektësi dhe cilësi të gjitha proceset e punës që kryhen në njësi duke garantuar përputhshmërinë me rregullat dhe procedurat e punës së Bankës, kushtet e përgjithshme të biznesit si edhe kushtet e punës së aplikuara nga Banka.
Përgjegjësitë kryesore të punës:
- Shërben si pikë kontakti për të gjitha çështjet dhe problematikat operacionale rutinore në lidhje me ekzekutimet e transaksioneve në sistem dhe procesimet e urdhërave të pagesave nga departamenti i administratës apo departamente të tjera të bankës.
- Menaxhon, kontrollon dhe arshivon sipas rregullave dhe procedurave të përcaktuara nga Banka dokumentacionin e transaksioneve të kryera në njësi, në bashkëpunim me Shefin e Njësisë.
- Ekzekuton në sistem kalimet e pagave si dhe pagesa të tjera duke i kushtuar kujdes aplikimit të rregulloreve operacionale të bankës dhe kërkesave rregullatore në fuqi:
- Ekzekuton veprimet e pagesave të bankës për furnitorët e palët e treta bashkëpunuese, pagesat e detyrimeve tatimore, pagesat e utiliteteve të Bankës.
- Administron brenda afateve kohore të përcaktuara në procedurë, urdhër bllokimet/ekzekutimet nga palët e treta dhe procedon me veprimet përkatëse në sistem dhe përgatitjen e kthim përgjigjeve për palët e treta.
- Administron komunikimin shkresor në lidhje me ILDKPKI në përputhje me procedurën e brendshme të bankës dhe kërkesat ligjore në fuqi.
- Ka përgjegjësi dhe zbaton kërkesat e ardhura nga Departamenti i Këshillimit Ligjor, per informacion apo bllokim / zhbllokimin e llogarive nga Institucionet e Rëndësisë së Veçantë, sipas procedurave të brendshme të njësisë.
- Është përgjegjëse për komunikimin dhe rikonsilimin e raporteve mujore që dërgohen tek palët e treta si: Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë e VIP, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Dega e Thesarit Tiranë.
- Është përgjegjëse për monitorimin e ekzekutimit të procesit DD sipas detyrimeve të përcaktuara në Marrëveshjet me Kompanitë Utilitare.
- Ndjek nga afër rregulloret dhe procedurat që lidhen me operacionet/procedurat ligjore për urdhër bllokimet dhe propozon ndryshime në funksion të përmirësimit të operacionalitetit dhe mbajtjes së marrëdhënieve optimale të Bankës me palët e treta.
- Është përgjegjës për të përmbushur gjithashtu detyra të tjera që mund t’i caktohen nga Drejtori i Departamentit/Shefi i Njësisë.
Kërkesat e profilit:
- Diplomë universitare
- Eksperienca ne sektorin bankar përben avantazh
- Aftësi shumë të mira komunikimi verbale dhe me shkrim;
- Aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht.
- Njohuri mjaft të mira të programeve bazë MS Office si dhe të gjuhës Angleze.
Ftojmë personat e interesuar të aplikojnë brenda datës 30 Mars 2025 duke dërguar dokumentacionin si më poshtë:
- CV dhe letër motivimi
Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: [email protected].
Mirëpresim aplikime dhe nga Kosova, Maqedonia, Mali i zi, kandidatë te cilët konsiderojnë transferimin dhe punësimin në Tiranë.
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikantëve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyrë të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet më sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në [email protected].