Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj ju ftojmë të aplikoni për tu bërë pjesë e skuadrës në Departamentin e Thesarit, në Drejtorinë e Përgjithshme, në Tiranë, në pozicionin:
Junior Dealer për Tregun e Parasë dhe Titujt
Qëllimi i përgjithshëm i punës:
Jep kontribut për zhvillim dhe aplikimin e produkteve të thesarit ne:
- administrimin e portofolit të Titujve (Bono Thesari dhe /apo Obligacione qeveritare apo korporative).
- veprimtarinë e tregtimit të titujve me qëllim realizimin e fitimit.
- analizën dhe kryerjen e investime në tregun primar si dhe transaksione shitblerje dhe ndërmjetësimi me tituj për llogari të bankës apo të klientëve të saj, në tregun sekondar, në përputhje me limitet e autoritetit dhe procedurat në fuqi.
- përgatitjen e raporteve standarde apo ad hoc lidhur me veprimtarinë me tituj.
- administrimin e likuiditetit operacional të bankës dhe kryerjen e transaksioneve ndër-bankare lidhur me të.
- Mbledhjen dhe përpunimin e informacioneve nga tregu ndër bankar lidhur me veprimtarinë me tituj dhe likuiditetin e sistemit.
Në realizimin e detyrave zbaton me përpikmëri politikat e Union Bank, Kodin e punës, si dhe aktet e tjera nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e Departamentit të Thesarit.
Përgjegjësitë kryesore:
Kontribuon në:
- paraqitjen e propozimeve tek hierarkia përkatëse lidhur me investimet në letra me vlerë në përputhje me strategjinë dhe politikën e investimit të bankës.
- administrimin ditor të veprimtarisë tregtuese ndërmjetësuese duke siguruar kryerjen në kohën e duhur të urdhrave të klientëve në përputhje me bazën rregullatorë të brendshme dhe të jashtme.
- administrimin e portofolit AFS/Trading përfshirë rifreskimin e tij në përputhje me plan/buxhetet dhe brenda indikatorëve të riskut.
- kryen shitblerje të titujve nga portofolet e bankës me qëllim realizimin e fitimit nga veprimtaria tregtuese.
- veprimtarinë e brokerimit me tituj për llogari të klientëve të bankës.
- pergatitjen dhe shpallja e buletinit ditor te cmimeve të titujve per klientët e pakicës.
- mbarëvajtjen e procedurës për investim në ankandet e letrave me vlerë nëpermjet sistemit AFISaR si për shumat për llogari të bankës, ashtu edhe për ato për llogari të klientëve.
- përgatitja e saktë e dokumentacionit justifikues të çdo transaksioni tregtimi/ndërmjetësimi.
- ekzekutim të shitblerjeve në bazë të work-flow të përcaktuar në perputhje me standarded dhe zakonet e tregut.
- mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave të marra nga tregu ndër-bankar lidhur me normat e interesit të depozitave të klientëve dhe propozimet për ndryshime të tyre.
- bashkëpunimin me Njësinë e Administrimit të Cash për të monitoruar dhe analizuar nivelin e cash në degët e bankës dhe arkën qendrore me qëllim investimin e fondeve të tepërta apo mbulimin e nevojave për cash.
- mbajtjen e të dhënave lidhur me veprimet e kryera gjatë veprimtarisë tregtuese/ndërmjetësuese.
- monitorimin e ratings të bankave dhe emetuesve/titujve që janë pjesë e portofolit të investimeve të bankës.
- përgatitjen e analizave dhe propozimeve për vendosje limitesh kundër pale me bankat.
- përgatitjen në kohë të raporteve të kërkuara lidhur me veprimtarinë tregtuese/ndërmjetësuese me tituj apo administrimin e likuiditetit operacional.
- kryerjen e ndonjë detyrë tjetër të ngarkuar nga drejtuesi i departamentit/njësisë brenda kuadrit të veprimtarisë së Thesarit.
Kërkesat e profilit:
- Diplomë Universitare në Ekonomi Biznesi dhe fusha të lidhura me të.
- Njohuri të përgjithshme mbi klasat e ndryshme të titujve, karakteristikave kryesore të vlerësimit si dhe rreziqeve të tyre.
- Njohuri dhe aftësi analitike, statistikore dhe të marketingut.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe pune në grup.
- Njohuri mjaft të mira të programeve bazë MS Office si dhe të gjuhës Angleze.
Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 24 Prill 2025
- CV
- Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: [email protected]
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikantëve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në [email protected].