Tiranë, më 15 prill 2025.

Znj. Flutura Veipi, Drejtore e Përgjithshme Ekzekutive e Union Bank, në intervistën e saj për Revistën Monitor, na njeh me ecurinë pozitive të bankës për vitin 2024 duke theksuar se “Viti 2024 ka qenë me rritje të qëndrueshme për Union Bank duke konsoliduar pozicionin në treg dhe duke zgjeruar shërbimet ndaj klientëve.” Gjithashtu mbi rritjen e kreditimit ajo nënvizon se: “Rritja e financimit të pasurive të paluajtshme mund të krijojë një varësi të tepruar nga një sektor i vetëm prandaj Union Bank ka marrë një rol më aktiv në diversifikimin e portofolit të huave duke kredituar bujqësinë, investimin në fushën e efiçencës së energjisë, sektorin e turizmit etj.


Ju ftojmë të lexoni intervistën e plotë duke klikuar këtu.