Siguria juaj online nuk ka të paguar

Çfarë është Phishing ?

“Phishing” është një lloj sulmi i cili ka si qëllim marrjen e informacioneve personale të përdoruesve përmes teknikave të manipulimit dhe mashtrimit. Kryesisht, sulmuesit dërgojnë mesazhe të rreme në forma të ndryshme si e-maile, telefonata, mesazhe në celular , ose në rrjete sociale, duke pretenduar se janë nga një kompani e njohur, një institucion i besueshëm, dikush që ju e njihni, dikush që iu bën një ofertë.

Si të mbrohemi nga Phishing:

  • Mos jepni kurrë informacione personale ose financiare, si fjalëkalime, numra të kartave të kreditit dhe informacione të tjera të ngjashme në lidhje me llogaritë tuaja të bankave, rrjeteve sociale dhe faqeve të tjera në internet.
  • Kini kujdes me mesazhet dhe email-at e papritur që merrni dhe që kërkojnë informacione personale si fjalëkalime, numra të kartave të kreditit.
  • Vini re email-et, kontrolloni dërguesin, tekstin dhe shikoni për gabime ose dobësi në gramatikë.
  • Mos klikoni në linqe të dyshimta dhe mos shkarkoni programe të dyshimta ose “file” nga burime të panjohura.
  • Aktivizoni autentifikim me dy faktorë (2FA) për llogaritë tuaja të e-mail, rrjeteve sociale, llogarive bankare.
  • Mos përdorni fjalëkalime të lehta apo të njëjtin për disa llogari dhe ndryshojini sa më shpesh ato.
  • Përdorni një antivirus dhe një firewall për të mbrojtur kompjuterin tuaj.
  • Përdorni website si https://haveibeenpwned.com/ për të kontrolluar nëse të dhënat e llogarive tuaja në intenet janë bërë publike.

Çfarë janë “Malware”?

Malware përfshin lloje të ndryshme të programeve kompjuterike të krijuara me qëllim të shkaktojnë dëmtime ose për të kryer veprime të paautorizuara në sistemin tuaj kompjuterik. Këto programe mund të shpërndahen nëpërmjet internetit, email-ave ose pajisjeve të infektuara siç janë CD, DVD dhe USB drive. Termi “malware” përfshin lloje të ndryshme të programeve të dëmshme, si virusët, trojanët, “adware”-t, “spyware”-t, “ransomware”-t, “bundleware”-t etj.

Si të mbrohemi nga Malware:

  • Mbani sistemin operativ dhe programet të përditesuara në versionet më të fundit.
  • Përdorni dhe mbani të përditësuar një program antivirus/antimalware.
  • Mos përdorni programe pirate, ose aktivizues për programe ose sisteme operative, pasi mund të përmbajnë “malware”.
  • Mendohuni dy herë perpara së të klikoni në një link, apo të shkarkoni një program.
  • Tregohuni të kujdesshem kur hapni një dokument apo foto nga email.
  • Mos i besoni dritareve pop up që shfaqen dhe iu kërkojne të shkarkoni një program.
  • Përdorni account-e joadministrative , aty ku është e mundur.

Si të mbrohemi nga sulmet online

Informacione të dobishme mbi IP-të Malicious dhe aksesi në shërbimet bankare

Gjithmonë e më shumë adresa IP Publike të dhëna nga kompanitë e internetit në Shqipëri (fikse apo mobile), po identifikohen si problematike dhe po vendosen në “lista të zeza” ndërkombëtare (blacklists). Kjo mund të sjellë që ju të mos keni mundësi të aksesoni shërbimet e ofruara nga Banka. Vendosja e një IP në “listat e…

Arsye pse nuk duhet të shkarkoni dhe të përdorni aplikacione pirate ose të “crack”-uara

Mund të shkaktojne infektime nga malware të ndryshëm. Gjatë instalimit të aplikacionit pirat, ose aktivizimit të tij duke përdour “crack” (aktivizues), ka shumë mundësi që në kompjuterin apo çfarëdo pajisje tuajën të instalohet fshehurazi një malware (virus), i cili më pas do të marrë të gjitha të dhënat që ju do të vendosni në kompjuterin…

Vulnerabilitete në produktet iOS dhe macOS

Më 20 shkurt 2023, Apple përditësoi këshillat më të fundit të sigurisë dhe shtoi vulnerabilitete të reja iOS dhe macOS.  Tre vulnerabilitete të reja janë adresuar në iOS 16.3 dhe macOS Ventura 13.2, të cilat u publikuan më 23 janar 2023.  CVE-2023-23520 – Lidhet me komponentin “Crash Reporter” dhe mund te lejojë një hacker (malicious…

Kujdesuni për sigurinë e të dhënave tuaja bankare

Forma të ndryshme të mashtrimit me të dhënat bankare apo edhe sulmet kibernetike janë fenomene të pranishme në sistemin bankar por jo vetëm. Zhvillimi dhe përdorimi masiv i aplikacioneve të pagesave, kartave dhe instrumentave të ndryshme në përdorim të publikut kanë rritur mundësinë e keqpërdorimit nga mashtruesit.  Në kushtet kur vendi është përballur me sulme…