Depozita Standarde

Union Bank ofron larmi në produktet depozitore, duke ju siguruar fitim të lartë, siguri dhe fleksibilitet. Investo tani dhe përfito nga interesat e larta si dhe avantazhet që ato ofrojnë. Ju mund të zgjidhni mes depozitave 1, 3, 6 dhe 12 Mujore, në monedhat Lek, Eur, USD, GBP dhe CHF.

Avantazhet

    • Interesat më të larta në treg.
    • Interes real dhe fiks përgjatë gjithë periudhës, sa publikohet aq fitohet.
    • Për çdo pensionist ofrohet +0.2% Interes shtesë në Lek dhe + 0.1% interes shtese në Euro.
    • Për çdo depozitë të çelur nga UB Online ofrohet +0.2% Interes shtesë në Lek dhe + 0.1% interes shtesë në Euro.
    • Depozitën mund ta çelni edhe më pak kursime duke nisur nga: 100,000 Lek, 1,000 Eur/USD, 3,000 GBP/ CHF.
    • Kontroll i depozitës në çdo kohë nga UB Online.
    • Siguri per fondet tuaja.

Ku mund ta çel depozitën?

    • Në çdo degë Union Bank, ku stafi ynë do t’ju shërbejë me profesionalizëm si dhe do t’ju ofrojë këshillimin e nevojshëm për produktin që ju përshtatet më mirë.
    • Nëpërmjet shërbimit UB Online.

Për të mësuar më shumë mbi produktet e depozitave që Union Bank ofron shfletoni buletinin e normave të interesit.

Depozitat në Union Bank sigurohen deri në shumën 2,500,000 (dy milion e pesëqind mijë Lekë) nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave www.asd.gov.al sipas dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar.

    TË DHËNAT E APLIKIMIT