Union Bank ju ofron normat më të mira të interesit, siguri dhe fleksibilitet për të gjithë ju që dëshironi të investoni fondet tuaja në depozita me afat.

Hapni depozitën tuaj tani dhe zgjidhni midis alternativave që ju përshtaten më mirë nevojave tuaja, në monedha dhe afate të ndryshme.

Depozita Invest
Për ju që kërkoni më të mirën ju sjellim Depozitën Invest në monedhën Lek ose Euro e cila ofron interesa konkuruese fikse dhe kreditim interesi në mënyrë periodike.

Avantazhet

    • Ofrohet në monedhën LEK dhe EUR
    • Afati 2 vite dhe 5 vite
    • Normë interesi fikse
    • Interesi kreditohet çdo muaj në llogari për depozitën 2 vjeçare dhe çdo 6 muaj për atë 5 vjeçare
    • Mund të çelet me kusht rinovimi automatik
    • Kontroll në çdo kohë i depozitës në UB Online

Depozita Progres
Merrni maksimumin e përfitimit nga interesat e larta që Depozita Progres ofron për ju!
Përfitoni interes deri në 5.5% për depozitën 5 vjeçare në Lek dhe deri në 3.6% për atë në Euro.

Kjo depozitë ju mundëson përfitim interesi çdo vit dhe fleksibilitet në tërheqjen e fondeve në çdo moment që do të keni nevojë, pa i humbur interesat e fituar.

Avantazhet

    • Ofrohet në monedhën LEK dhe EUR
    • Afati 5 vite
    • Interes i lartë i cili rritet në mënyrë progresive çdo vit
    • Mundësi për tërheqjen e fondeve në çdo kohë, pa prekur interesat e fituar
    • Interesi maturohet në fund të çdo viti
    • Kontroll në çdo kohë i depozitës në UB Online

Ku mund ta çel depozitën?
Ju mirëpresim në degët Union Bank ku stafi ynë i dedikuar do t’ju ndihmojë të zgjidhni investimin që ju përshtatet më mirë.

Për të mësuar më shumë mbi produktet e depozitave që Union Bank ofron shfletoni buletinin e normave të interesit.

Depozitat në Union Bank sigurohet deri në shumën 2,500,000 (dy million e pesëqind mijë Lekë) nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave www.asd.gov.al sipas dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar.

    TË DHËNAT E APLIKIMIT