OVERDRAFT
Paradhënia Bankare ose Overdrafti është një lehtësi kredituese që i jep mundësinë bizneseve të përdorin llogarinë rrjedhëse nën balancën zero deri në një limit të caktuar, duke plotësuar kështu nevojat e tyre për likuiditet.
Overdrafti
i Biznesit:
– Përdoret për mbulim shpenzimesh të paparashikuara.
– Vlera e financimit përcaktohet në bazë të xhiros vjetore të biznesit apo qarkullimit aktual të pritshëm në Union Bank.
– I disponueshëm në LEK / EUR / USD.
– Afati i shlyerjes është deri në 24 muaj.
– Nevojitet pasuri e paluajtshme si kolateral.
– Interesi paguhet vetëm për shumën dhe periudhën e përdorimit.
– Plotëson nevojat për likuiditet dhe harmonizon ciklin e biznesit.
Overdrafti
Automatik:
– Vlera e financimit përcaktohet në bazë të qarkullimit që kryen biznesi në Union Bank.
– I disponueshëm në LEK / EUR / USD.
– Afati i shlyerjes është deri në 12 muaj.
– Nuk nevojitet kolateral.
– Interesi paguhet vetëm për shumën dhe periudhën e përdorimit.
– Ofrohet shërbim i shpejtë, pa burokraci.
– Klienti ka liri të plotë përdorimi të limitit, brenda afatit të caktuar.
KREDI PËR KAPITAL QARKULLUES
Kredia për kapital qarkullues financon blerje inventari, pagesa furnitorësh, pagesa taksash si dhe pagesa të tjera afatshkurtra ndaj të tretëve.
Karakteristikat
kryesore:
– Përdorim brenda dhe jashtë vendit
– Mundësi për blerje produktesh ose shërbimesh në POS dhe në internet, kudo ku ndodheni
– Mundësi zgjedhje të kartës në Lek ose Euro
– Kontroll i mirë mbi shpenzimet e udhëtimit (akomodim e dieta)
– Limite të larta për transaksionet me kartë
– Shërbim i dedikuar për klientët, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë
KREDI PËR PAJISJE
Kjo kredi është dizenjuar për të ndihmuar bizneset kur iu nevojitet të blejnë makineri dhe pajisje. Rritni biznesin tuaj me teknologji të reja!
Karakteristikat
dhe avantazhet:
– Vlera e financimit përcaktohet sipas planit të investimit të klientit.
– E disponueshme në LEK / EUR / USD.
– Afati i shlyerjes është deri në 8 vite.
– Klientit i mundësohet përmirësimi i teknologjisë së biznesit.
– Ofrohet shpejtësi në procesin e vendimarrjes.
– Këste të përballueshme lehtë nga biznesi, me vlera sipas aftësisë paguese.
KREDI PËR INVESTIME
Kreditë për investime janë kredi afatgjata të përshtatshme për financimin e blerjeve apo ndërtimit të ambienteve të biznesit.
Karakteristikat
kryesore:
– Vlera e financimit përcaktohet sipas planit të financimit.
– E disponueshme në LEK / EUR / USD.
– Afati i shlyerjes është deri në 12 vite.
– Nevojitet pasuri e paluajtshme si kolateral.
Na kontaktoni në adresën e-mail: shitje-sme@unionbank.al