Me Kartat VISA nga Union Bank, ju shpërbleheni nga blerjet tuaja!

Përdorni kartat Visa Debit dhe Visa Platinium në çdo blerje, dhe shpërblehuni për blerjet që kryeni gjatë muajit Prill 2024. Fushata Cash Back shpërblen të gjithë klientët që plotësojnë kushtet e fushatës të parët dhe kryejnë blerje dhe pagesa me kartë në POS dhe Online në çdo partner apo çdo pikë shitje.

Zgjidhni cilën nga kartat VISA do të përdorni për të kryer blerjen tuaj, dhe përfitoni Cash Back në kartë ose llogari rrjedhëse.

  • Përfshihet në fushatë çdo kartë debiti apo krediti Visa lëshuar nga Union Bank. 
  • Fushata do të bazohet në shpërblimin e kartëmbajtësve ekzistues dhe të rinj bazuar në kushtet e ofertës, në lidhje me transaksionet me kartë.
  • Shpërblimi do të jetë në shumë monetare  (Cash Back). 
  • Shpërblimi në vlerë monetare do të kreditohet në llogarinë rrjedhëse për kartat e debitit dhe në kartë për kartat e kreditit VISA.
  • Fushata Promocionale fillon nga data 1 Prill deri në 30 Prill 2024.
  • Vlera e shpërblimit në shumë monetare do t’i paguhet klientëve deri në 31 Maj 2024.
  • Kushtet e fushatës: 

Nëse arrihet /realizohet: Vlera kumulative e transaksioneve të kryera gjatë periudhës së fushatës minimumi 20,000 ALL / 200 EUR, klienti përfiton vlerë Cash Back – 2,000 LEK / 20 EUR.

  • Fushata nuk do të ketë minimum në numër  transaksionesh.
  • Përfitojnë vetëm 500 klientët e parë në total për të gjitha produktet VISA, të cilët plotësojnë kriteret e fushatës sipas radhës së transaksioneve të kryera.
  • Transaksionet me minimum vlere 20,000 LEK/200 EUR  duhet të kryhen gjatë muajit Prill 2024 dhe duhet të jenë të postuara/pranuara në sistem deri në javën e fundit të muajit Maj 2024, kur do të kryhen edhe selektimet e listave të klientëve sipas kritereve të përcaktuara. 
  • Që të përfitohet vlera Cash Back duhet të jenë kryer në fund të periudhës transaksione me vlerë minimumi 20,000 ALL/200 EUR. Në rastet kur janë kryer transaksione në vlerë më të lartë se 20,000 ALL / 200 EUR, vlera e përfituar Cash Back do të jetë e njëjtë 2,000 LEK / 20 EUR.
  • Do të klasifikohen vetëm transaksionet e kryera në POS dhe Online. Transaksionet në ATM nuk klasifikohen si transaksione të vlefshme për fushatën.
  • Do të konsiderohen të gjitha transaksionet në POS-et UB dhe jo UB.  
  • Shpërblimi do të jetë subjekt tatimi sipas legjislacionit në fuqi.
  • Klienti duhet të ketë status NORM në momentin kur përllogaritet Përfitimi i Bonusit të Fushatës. 
  • Të gjithë kartëmbajtësit që kanë më shumë se 1 kartë përfitojnë kthim parash (Cash Back) , për secilën nga kartat nëse janë plotësuar kushtet e fushatës për secilën nga kartat.

Nëse ende nuk jeni pajisur me kartë Debiti Visa apo Kartë Krediti Visa Platinium nga Union Bank, ju mund të informoheni mbi kushtet dhe ofertat për produktet e kartave dhe të aplikoni :

  • Në çdo degë të Union Bank
  • Në Agjensitë Union Net Western Union