Gjithmonë e më shumë adresa IP Publike të dhëna nga kompanitë e internetit në Shqipëri (fikse apo mobile), po identifikohen si problematike dhe po vendosen në “lista të zeza” ndërkombëtare (blacklists). Kjo mund të sjellë që ju të mos keni mundësi të aksesoni shërbimet e ofruara nga Banka.
Vendosja e një IP në “listat e zeza”, mund të ndodhë si pasojë e përdorimit të këtyre adresave IP nga kompjutera apo pajisje të tjera (smartphone, tablet, etj.) të infektuara nga malware (viruse) të ndryshme.
Infektimi mund të vijë si pasojë e vizitave në website të ndryshme, të cilat mund të përmbajnë viruse ose reklama, dhe që më pas të çojnë në website problematike, website që ofrojne falas shkarkime te programeve komerciale, programe të piratuara ose aktivizues programesh (crack), të instaluara në kompjuterat apo pajisjet që ju perdorni, etj.
Një kompjuter i infektuar mund të kthehet pa e kuptuar në një pajisje e cila mund të përdoret nga kriminelet kibernetike (Hacker-at), për të kryer sulme apo aktivitete të ndryshme në fushën e krimit kibernetik, dhe kjo me pas shkakton edhe vendosjen e adreses IP publike që merrni nga kompania e internetit në “lista të zeza” ndërkombetare, dhe si rezultat i kësaj mund të jetë e pamundur që të aksesoni shërbimet e ofruara nga Banka.
- Për të gjetur adresen tuaj IP, kërkoni në google me frazën “what is my ip”, ose në adresën: https://whatismyipaddress.com/
- Për të kontrolluar nëse adresa juaj IP figuron në ndonjë “listë të zezë”, mund të përdorni: https://mxtoolbox.com/blacklists.aspx
Për çdo problem kontaktoni në numrin e shërbimit të klientit në Union Bank 042389111.