Titujt e qeverisë ose letrat me vlerë janë instrumente borxhi të emetuara nga Ministria e Financave (MF), për të financuar shpenzimet qeveritare afatshkurtra dhe afatgjata. Titujt (letrat me vlerë) të qeverisë u japin të drejtën mbajtësve të tyre për të marrë të ardhura në para të gatshme duke zbritur çmimin nga vlera nominale ose duke marrë një normë vjetore fikse interesi.

Ministria e Financave, së bashku me Bankën e Shqipërisë, rregullojnë procedurën dhe kushtet e aplikuara për emetimin e titujve (letrave me vlerë) të qeverisë në tregun e brendshëm në formë të dematerializuar. Transaksionet në tituj (letrat me vlerë) të qeverisë kryhen drejtpërdrejt në ankandet e organizuara nga Banka e Shqipërisë. Në ankand mund të marrin pjesë banka, institucione financiare, persona juridik dhe individë. Letrat me vlerë të qeverisë janë: Bonot e Thesarit dhe Obligacionet e Thesarit.

Union Bank është licencuar “Kujdestar i Letrave me Vlerë të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë” me vendimin nr.130 të datës 28/07/2021 nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Union Bank ofron për klientët:

  • Transaksione të letrave me vlerë në tregun primar
  • Transaksione të letrave me vlerë në tregun sekondar
  • Transaksione të letrave me vlerë në tregun me pakicë
  • Operacione që lidhen me transferimet në regjistrat e letrave me vlerë të qeverisë
  • Hapjen dhe mbajtjen e një regjistri si ndërmjetës të investimeve

Për informacion të plotë mbi investimin në letra me vlerë, shërbimin e kujdestarisë si dhe dokumentacionin e nevojshëm për marrjen pjesë në ankande, klikoni në sesionin përkatës si më poshtë:

Bonot e Thesarit janë letra me vlerë afat shkurtra me maturim deri në një vit. Në Shqipëri emetohen Bono Thesari me afat maturimi 3, 6 dhe 12 muajsh. Afati eshte diferenca midis datës së investimit dhe datës së maturimit.


Emetimi

Bonot e Thesari emetohen në formën e regjistrit, veprime në llogari, që do të thotë se Bonot e thesarit nuk kanë një formë fizike, por investitorit i jepet një çertifikatë pronësie ose një vërtetim tjetër për të verifikuar transaksionet e bëra me Bonot Thesarit. Rregjistri i Bonove të Thesarit mbahet nga Banka e Shqipërisë ose nga një bankë tjetër e licencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Shqiptare për këtë qëllim.


Tregëtimi

Bono thesari shiten me zbritje nga vlera nominale e tyre. Diferenca midis vlerës nominale dhe çmimit të blerjes është interesi i fituar nga investimi ne Bono të Thesarit. Investitori në datën e blerjes paguan vetëm çmimin e blerjes bazuar në vlerën nominale dhe normën e skontimit (Yield).


Shembull:


Vlera nominale: LEK 300,000.00

Yield: 7.00%

Ditët deri në maturim (D): 364

Ҫmimi i blerjes = 300,000 / (1+ 7.00%/365 * 364) = 280,424.09

Shuma e interesit = Vlera nominale - Ҫmimi i blerjes = 300,000.00 - 280,424.09 = 19,575.91


Në datën e maturimit, paguhet vlera nominale ose bonot e thesarit mund të ri-investohen. Interesi i fituar nga investimi i Bono Thesari është subjekt i tatimit mbi të ardhurat. Tatimet mbi të ardhurat mbahen në datën e maturimit.


Taksimi

Interesi i fituar është subjekt i tatimit mbi fitimin. Tatimet mbahen në datën e maturimit dhe/ose në datën e tregëtimit.


Tregu Primar është tregu i emetimeve të letrave me vlerë te reja. Letrat me vlerë mund te blihen nga Banka e Shqipërisë, bankat e nivelit të dytë, institucionet financiare dhe individët. Tregu primar i letrave me vlerë organizohet nga Banka e Shqipërisë në emër dhe për Ministrine e Financave. Tregetimi i Bonove të Thesarit bëhet përmes shitjes ne ankand në treg primar në periudha të rregullta kohore.


Ankandet normalisht organizohen ditën e martë, por emetimi i letrave me vlerë bëhet pas dy ditëve të punës, zakonisht të enjten. Ankandi shpallet me përpara nga Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë nëpërmjet informacionit publik në faqet e tyre përkatëse të internetit.


Kushtet e punës për pjesëmarrje në tregun primar


Norma fillestare e emetimit Norma e skontimit përcaktohet nga ankandi
Shuma minimale e pjesëmarrjes në ankand LEK 300,000.00 / EUR 2,000
Shuma maksimale Për kërkesa jokonkuruese është deri ne LEK 30 million/ EUR 50,000. Për shumat mbi 30 million leke/50,000 EUR, kërkesat klasifikohen konkuruese
Rritja e shumës Shuma mund të rritet me shumëfisha të LEK 10,000.00/EUR 500

Union Bank ofron mundësi për individët që të marrin pjesë në këto ankande në treg primar (organizuar nga Banka Qendrore e Shqipërisë) në sportelet e saj bankare. Ju mund të merrni pjesë në këto ankande në dy mënyra:


  • Duke autorizuar Union Bank për të marrë pjesë në ankand në emrin tuaj.
  • Bllokimin e shumës nga llogaria juaj në Union Bank për pjesëmarrje në ankandin e Bankës së Shqipërisë.

Shënim: Për informacion të mëtejshëm, ju lutemi kontaktoni Departamentin tonë të Kujdestarisë dhe Njësine e Investimit/Brokerimit pranë Departamentit te Thesarit.


Tregu sekondar është tregu ku një investitor blen një letër me vlerë nga një investitor tjetër, të ndryshëm nga emetuesi.Tregu sekondar i letrave me vlerë është i organizuar përmes telefonit, REUTERS dhe formave të tjera të komunikimit përmes "tregtarëve".



Union Bank shet Bono Thesari nga portofoli i saj nga disa ankande me afate të ndryshme tëmaturimit. Për këtë lloj shërbimi nuk paguhet asnjë komision.


Union Bank blen Bono Thesari nga të gjitha ankandet te cilat kanë të pakten 1 ditë te mbetur deri në maturim. Për këtë lloj shërbimi nuk paguhet asnjë komision.


Kuotimet e letrave me vlerë mund ti gjeni ne tabelën e kuotimeve pranë çdo dege ose ju mund të kontaktoni Departamentin e Thesarit për të gjitha kuotimet e letrave me vlerë në tregun sekondar. Data e transaksionit është T + 2.


Tregu me pakisë është tregu ku banka shet direkt tek individët.


Bonot e Thesari tregtohen lirshëm pra ato mund të shiten dhe të blihen para afatit të maturimit. Tregtimi i bonove të thesarit mund të bëhet për bonot e thesarit me 1 ditë te mbetur deri në maturim. Interesi i fituar mund të tërhiqet çdo herë, duke filluar nga data e investimit deri në datën e maturimit.


Union Bank shet Bono Thesari me një vlerë minimale prej 300,000 ALL / 2,000 EUR në lekë, e cila rritet me shumëfisha te 10,000.00 ALL / EUR 500. Union Bank tregton Bono Thesari nga ankande me afate të ndryshme maturimi.


Për investimet ne Bonot e Thesarit nga portofoli i tregtimit të Union Bank-it, nuk paguhet asnjë komision. Në këtë rast klienti do të paguajë cmimin e blerjes në bazë të çmimit të kuotuar për ditët e mbetura deri në maturim.


Për Bonot e Thesarit të shitura para datës se maturimit të tyre në zyrat Union Bank, nuk aplikohet asnjë komision. Në këtë rast çmimi llogaritet në bazë të yield-it të ofruar të bankës dhe ditëve e mbetura deri në maturim.


Ju mund ti referoheni tabeles se kuotimeve prane degëve të Union Bank ose mund të kontaktoni Departamentin e Thesarit për të gjitha kuotimet e tregut me pakicë. Data e transaksionit është T + 2.

Obligacionet e Thesarit janë letra me vlerë me maturim afatmesëm dhe afatgjatë duke filluar nga 2 deri në shumë vite. Aktualisht në Shqipëri Obligacionet e Thesarit jane me maturim prej 2, 3, 5, 7 dhe 10 vitesh.


Obligacionet e Thesarit ofrojnë një interes vjetor të quajtur kupon, i cili përcaktohet në datën e emetimit. Kuponi paguhet çdo 6 muaj deri në maturim te Bondit. Përqindja e kuponit nënkupton përqindjen vjetore të interesit të aplikuar mbi vlerën nominale që emetuesi pranon ti paguajë mbajtësit të Obligacioneve të Thesarit nga data e emetimit deri në maturim.


Në datën e pagesës së kuponit, paguhet vlera e kuponit. Kjo llogaritet duke aplikuar përqindjen e kuponit mbi vlerën nominale. Vlera e kuponit përfaqëson interesin e fituar nga Obligacionet e Thesarit. Në datën e maturimit, paguhet vlera nominale plus kuponi i fundit. Nëse data e maturimit ose data e pagesës se kuponit nuk është një ditë pune, vlera nominale dhe pagesa e kuponit do të paguhen në ditën e parë të punës në vijim.


Emetimi

Obligacionet e Thesarit lëshohen në formën e regjistrit, veprime në llogari, që do të thotë se Obligacionet e Thesarit nuk kanë formë fizike, por investitorit i jepet një certifikatë pronësie ose një certifikatë tjetër për të verifikuar transaksionet e bëra me Obligacionet e Thesarit. Rregjistri i Bonove të Thesarit mbahet nga Banka e Shqipërisë, ose nga një bankë tjetër e licencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Shqiptare për këtë qëllim.


Taksimi 

Interesi (kuponi) i Obligacioneve dhe fitimi kapital nga tregëtimi është subjekt i tatimit mbifitimin. Tatimet mbahen në datën e pagesës së kuponit dhe/ose në datën e tregëtimit.


Tregu Primar

Obligacionet e Thesarit të emetuara shiten nëpërmjet ankandeve të organizuara nga Banka Qendrore e Shqipërisë me një afat të rregullt kohor. Obligacionet emetohen me "par value", që do të thotë se çmimi i saj në momentin e lëshimit të saj është 100% e vlerës nominale.


Obligacionet e Thesarit mund të jenë me kupon fiks ose të ndryshueshëm. Ato mund të emetohen në monedhë vendase ose të huaj. Çmimi i blerjes së Obligacioneve llogaritet në bazë të yieldit të pranuar i cili aplikohet mbi të gjithë kërkesat fituese.


Ministria e Financave ka të drejtë që të bëjë rihapje te ankandeve. Procedura e zhvillimit të ankandit të rihapur është e njëjtë me proceduren e ankandeve të obligacioneve, dhe individët nmarrin pjesë në ankandet e rihapura në të njëjtën mënyrë si në ankandet normale të obligacioneve.

Në ankandet e rihapura investitorët përfitojnë të njëjtin kupon me ankandin fillestar, por çmimi i blerjes së obligacioneve në ankandet e rihapura përcaktohet nga norma e interesit që do të dalë nga ankandi i rihapur.


Kushtet e punës për pjesëmarrje në tregun primar


Norma fillestare e emetimit Përcaktohet në bazë të yieldit më të lartë të pranuar.
Shuma minimale e pjesëmarrjes në ankand 500,000.00 ALL/ 3,000 EUR
Shuma maksimale Për kërkesa jokonkuruese është deri në LEK 50 million/ EUR 100,000. Për shumat mbi 50 million ALL/100,000 EUR, kërkesat klasifikohen konkurruese.
Rritja e shumës Shuma mund të rritet me shumëfisha të 100,000.00 ALL/1,000 EUR

Union Bank ofron mundësi për individët që të marrin pjesë në këto ankande në treg primar (organizuar nga Banka Qendrore e Shqipërisë) në sportelet e saj bankare ose ju mund të merrni pjesë në këto ankande duke autorizuar Union Bank për të marrë pjesë në ankand në emrin tuaj.


Për Tregun sekondar dhe Tregun me pakicë procedura është e njëjtë me atë të të Bonove të Thesarit. Për reference lexoni informacionin në sesionin e Bonove të Thesarit.


Shënim: Për informacion të mëtejshëm, ju lutemi kontaktoni Departamentin tonë të Kujdestarisë dhe/ ose Njësinë e Investimit/Brokerimit pranë Departamentit të Thesarit.

Shërbimet e Kujdestarisë përfshijnë shërbimet si; hapja dhe mirëmbajtja e llogarive për instrumentet financiare, dhënia e dokumenteve të certifikimit mbajtësve të instrumenteve financiare, transferimi i instrumenteve financiare etj.


Union Bank është licencuar si “Kujdestar i Letrave me Vlerë të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë” me vendimin nr.130 të datës 28/07/2021 nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.


Në këtë aktivitet përfshihen:


  • Hapja e llogarisë së klientit për letrat me vlerë të Qeverisë Shqiptare në Regjistrin e Union Bank pranë Depozitarit Qëndror në Bankën e Shqipërisë;
  • Mirëmbajtja dhe ruajtja e letrave me vlerë të Qeverisë në emër të klientëve të saj në një mënyrë që në çdo kohë ka dhënë detaje të plota lidhur me pronësinë e letrave me vlerë të qeverisë dhe kufizimet e të drejtave pronësore mbi këto letra;
  • Lëshimi i certifikatave të pronësisë;
  • Funksione të tjera që lidhen me funksionin e kujdestarit
  • Transferimin e kujdestarise nga/te një banke tjeter kujdestare
  • Sigurimi i konfidencialitetit të të dhënave për letrat me vlerë në emër të klientëve të saj, përveç nëse parashikohet ndryshe me dispozitat ligjore në fuqi
  • Shërbimet lidhur me blerjen dhe shitjen
  • Kontratë mbi Kushtet e Përgjithshme, e aplikueshme për shërbimet e investimeve dhe aktivitetet në instrumenta financiare me klientët e Union Bank;
  • Formulari Urdhër porosi për investimet në instrumenta financiare
  • Dokumente te tjera (të vlefshme në degët e Bankës)

Këto Kushte të Përgjithshme jane të zbatueshme për klientët e Union Bank, për ofrimin e shërbimeve në aktivitetet e investimeve dhe të letrave me vlerë, të cilat rregullojnë të drejtat dhe detyrimet e Union Bank si ndërmjetës i investimeve të klientëve të saj lidhur me hyrjen në transaksionet me letrat me vlerë në tregun primar dhe sekondar.


Union Bank, në përputhje me rregulloret në fuqi të Bankës së Shqipërisë dhe Autoritetit të Mbikëqyrjes financiare, për të ushtruar Aktivitetin si Ndërmjetës të Investimeve dhe për të lejuar klientët e saj si dhe klientët potencialë të informohen ne lidhje me vendimet per investime , jep një përshkrim të llojeve dhe karakteristikave të instrumenteve financiare të ofruara dhe të tregtuara nga Banka, në cilësinë e saj si ndërmjetës investimesh, si dhe rreziqet e ndërlidhura me to.

Tarifat dhe komisionet zbatohen në përputhje me Kushtet e Punës të Bankës në fuqi.