Union Bank është një institucion i qëndrueshëm dhe i fuqishëm financiar. Ne ofrojmë një ambjent e kulturë pune ku ju mund të realizoni ambiciet tuaja. Nëse jeni të rinj kuriozë apo profesionistë të etur për të ndërtuar më tej karrierën tuaj, ejani dhe punoni me Union Bank.

Pse Union Bank
Ndër vite, Union Bank i është dedikuar me përgjegjshmëri çdo qytetari dhe biznesi shqiptar duke ofruar shërbime bankare të një niveli të lartë si dhe duke shfaqur njëkohësisht qëndrueshmëri dhe besim tek klientët tanë.

18 vite të suksesshme, na bëjnë të ndihemi krenarë për çdo arritje të deritanishme si dhe na shtyjnë të tregohemi edhe me tepër ambiciozë për të ardhmen. Ne synojmë ofrimin e produkteve dhe shërbimeve sa më të thjeshta dhe transparente, modernizimin e kanaleve tona duke ju përgjigjur zhvillimeve teknologjike si dhe rritjen e cilësisë së shërbimit duke pasur gjithnjë në fokus kënaqësinë e klientit.

Për të arritur këtë, ne mbështetemi plotësisht tek kontributi i paçmueshëm i çdo punonjësi duke punuar të gjithë së bashku si një ekip i vetëm, ndarë opinionet tona në mënyrë të lirshme, në të gjitha nivelet, si dhe duke u përpjekur për të përballuar me sukses sfidat e tregut dhe ambicies për rritje të institucionit.

Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e biznesit dhe prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambjent motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi.

Ne mirëpresim kolegë të cilët dëshirojnë të krijojnë vlerë dhe të punojnë me klientët tanë. Kolegë të cilët shfaqin aftësitë e tyre dhe ndajnë eksperiencën profesionale duke suportuar njëri-tjetrin, të gatshëm për të zgjeruar njohuritë duke përfituar nga trajnimet e dedikuara sipas nevojës dhe ambicies për të zhvilluar karrierën e tyre.