Karta e Studentit 2 në 1 është një kartë unike, e para e këtij lloji në Shqipëri e cila ofrohet nga Union Bank.

Paguaj me Kartën e Studentit dhe përfito uljet kudo ku është afishuar logoja e Kartës së Studentit dhe gjithashtu edhe në evente muzikore, kinema, librari, etj. në çdo pikë shitje POS dhe online.

Kush mund të aplikojë?

Studentët të cilët janë regjistruar në universitetet shtetërore dhe private në Bashkinë e Tiranës.

Ҫfarë ofron kjo kartë?

Kjo kartë është njëkohësisht kartë debiti dhe kartë studenti:

  • Si kartë debiti ofron mundësinë për të kryer blerje në çdo pikë shitjeje (POS), blerje online, si dhe tërheqje dhe depozitim fondesh në ATM.
  • Si kartë studenti Karta ofron në të njëjtën kohë të gjitha avantazhet dhe çmimet preferenciale si pjesë e programit të posaçëm të Kartës së Studentit.

 

Veprime në POS:

  • Blerje dhe pagesa pa komision
  • Transaksione pa kontakt
  • Përdorimi i kartës brenda dhe jashtë vendit

 

Blerje dhe pagesa Online:

  • Blerje dhe pagesa Online pa komision
  • Përdorimi i kartës brenda dhe jashtë vendit

 

Veprime në UB Online:

  • Pagesa dhe transaksione nga llogaria e lidhur me kartën
  • Verifikim i gjendjes në llogari
  • Verifikim i transaksioneve të fundit

 

Veprime në ATM:

  • Verifikim dhe printim i gjendjes së llogarisë
  • Ndryshim PIN-i sipas dëshirës
  • Tërheqje fondesh
  • Depozitim fondesh

Si të pajiseni me Kartën 2 në 1?

Aplikimi për Kartën e Studentit 2 në 1 realizohet pranë universitetit tuaj ose në Agjencinë e Rinisë (pranë Torre Drin). Pasi kryeni aplikimin, ju mund të tërhiqni kartën pas 24 orësh në degën Union Bank më pranë universitetit tuaj.

Dokumentacioni i kërkuar

Kartë Identiteti/Pasaportë – Në momentin e tërheqjes së kartës në sportelet e Union Bank.

 

Karta e Studentit 2 në 1 ofrohet pa pagesë dhe është pjesë e Paketës së Studentit ku së bashku me kartën studentët përfitojnë llogari rrjedhëse dhe shërbimin UB online pa komision.

Karta e Studentit 2 në 1

  • ⦁ Lëshim Karte – pa komision

    ⦁ Mirëmbajtje Karte – pa komision

    ⦁ Karta ofrohet ne monedhën LEK dhe EUR.

**Kushtet preferenciale të Kartës së Studentit janë të vlefshme vetëm gjatë periudhës që studenti kryen studimet në Universitetet Publike dhe Private të Tiranës. Pas skadimit të Kartës mund të aplikohet për Kartë Debiti për Individë në çdo degë Union Bank.