Karta e Junior është një kartë unike, e para e këtij lloji në Shqipëri e cila ofrohet nga Union Bank për fëmijët deri në moshën 18 vjeç. Kjo kartë personalizohet me të dhënat e fëmijës dhe prindi mund të kontrollojë në çdo kohë çdo veprim që kryhet me kartë.
Kush mund të aplikojë?
Prindi/ kujdestari ligjor aplikon në emër të fëmijës më të rinj se 18 vjeç.
Çfarë ofron kjo kartë?
Si kartë debiti ofron mundësinë për të kryer blerje në çdo pikë shitjeje (POS), blerje Online, si dhe aksesim të fondeve në llogari. Me Kartën Junior mund të paguani kudo për blerje librash, në kancelari, në qendra argëtimi, të paguani biletën e kinemasë, të blini veshjet e preferuara dhe plot të tjera. Kjo kartë ju jep mundësinë fëmijëve dhe adoleshentëve të menaxhojnë fondet në llogari nën kujdesin e prindit/ kujdestarit ligjor.
Karta Junior
⦁ Mirëmbajtje Karte – Pa komision
⦁ Lëshim Karte – 500 LEK/ 5 EUR
⦁ Monedha e Kartës – LEK / EUR
⦁ Afati i Kartës – 3 vite
Veprime në POS
⦁ Blerje dhe pagesa pa komision
⦁ Transaksione pa kontakt
⦁ Përdorimi i kartës brenda dhe jashtë vendit
Blerje dhe pagesa Online
⦁ Blerje dhe pagesa Online pa komision
⦁ Përdorimi i kartës brenda dhe jashtë vendit
Veprime në UB Online
⦁ Pagesa dhe transaksione nga llogaria e lidhur me kartën
⦁ Verifikim i gjendjes në llogari
⦁ Verifikim i transaksioneve të fundit
Veprime në ATM-të e Union Bank
⦁ Verifikim dhe printim i gjendjes së llogarisë
⦁ Ndryshim PIN-i sipas dëshirës
⦁ Tërheqje fondesh
⦁ Depozitim fondesh
Si të pajiseni me Kartën Junior?
Aplikimi për Kartën Junior mund të kryhet në degët Union Bank. Në momentin e aplikimit është e nevojshme prezenca e prindit /kujdestarit ligjor dhe pëlqimi i individit që fëmija te pajiset me kartë. Karta është në emër të fëmijës dhe mund të tërhiqet në çdo degë Union Bank.
Dokumentacioni i kërkuar
Mjet identifikimi ose certifikatë personale – për fëmijën
Kartë Identiteti/Pasaportë – për prindin/ kujdestarin ligjor
Karta Junior është pjesë e Paketës Junior ndërmjet të cilës përfitohet Karta Junior, Llogari Rrjedhëse, Llogari kursimi dhe Shërbimi UB Online pa komision. Për më shumë informacion lexoni kushtet dhe përfitimet që përmban Paketa Junior