Union Bank ofron financim për zinxhirin e agrobiznesit, duke mbështetur me kushtet më të favorshme të gjithë aktorët e sektorit agro në vend. Ju ftojmë të aplikoni për kredi sipas produkteve kreditore të përshtatura për agrogrumbulluesit, fermerët, agroprodhuesit dhe agrotregtuesit.

KREDIA AGRO PROJEKT

Union Bank ofron Kredinë Agro Projekt e dizenjuar për fituesit e skemave IPARD/AZHBR, duke ju ndihmuar në realizimin e projektit të biznesit tuaj Agro.

Përfitoni:
  • – Financim deri në 80% të vlerës së projektit
    – Afati deri në 10 vjet
    – Mënyra e pageses deri në 12 muaj pagesë vetëm interesi dhe më pas këste sipas sezonalitetit të aktivitetit
    – Hipotekë deri në 50% e shumës së kredisë
    – Ulje interesi në momentin e realizimit të projektit
    – Mbyllje e kredisë me fondet e skemës me 0% komision

KREDIA AGROQARKULLIM

Për të gjithë agrogrumbulluesit, Union Bank ofron Kredinë Agroqarkullim e cila mundëson realizimin e pagesave në kohë për fermerët tuaj, si dhe krijimin e aksesit të duhur për ta për të investuar në zgjerimin e serave.

Përfitoni:
  • – Kredi ose Overdraft deri në 60 milion Lekë;
    – Afati i shlyerjes së kredisë deri në 3 vjet;
    – Këste sezonale sipas arkëtimeve dhe pagesave të biznesit;
    – Limit i aprovuar për fermerët tuaj më të mirë për të marrë kredinë Agroshpejt.

KREDIA AGROSHPEJT

Për të gjithë fermerët Union Bank ofron Kredinë Agroshpejt e cila ju mundëson mbulimin e shpenzimeve për të realizuar mbjelljet sezonale. Zgjeroni biznesin tuaj dhe rrisni fitimet duke prodhuar më shumë produkte cilësore dhe konkuruese në treg.

Përfitoni:
  • – Financim deri në 6,000,000 Lekë;
    – Afati i shlyerjes së kredisë deri në 60 muaj;
    – Për financime deri në 3,000,000 Lekë nuk kërkohet kolateral;
    – Këste kredie të përshtatura sipas ciklit dhe sezonit të arkëtimeve të fermerëve.

KREDIA AGROINVEST

Për të gjithë ju agroprodhues dhe agrotregtues, nëpërmjet financimit ofrojmë mundësinë të investoni në zgjerimin e serave, linjave të prodhimit apo mekanikës bujqësore.

Përfitoni:
  • – Financim deri në 60 milion Lekë;
    – Afati i shlyerjes së kredisë deri në 10 vjet;
    – Mënyra e pagesës sipas sezonalitetit dhe pagesave.
    – Nëse jeni përfitues i skemave IPARD apo AZHBR përfitoni kushte të favorshme financimi.

Për më shumë informacion, ju ftojmë të na kontaktoni në adresën: shitje-sme@unionbank.al