Forma të ndryshme të mashtrimit me të dhënat bankare apo edhe sulmet kibernetike janë fenomene të pranishme në sistemin bankar por jo vetëm. Zhvillimi dhe përdorimi masiv i aplikacioneve të pagesave, kartave dhe instrumentave të ndryshme në përdorim të publikut kanë rritur mundësinë e keqpërdorimit nga mashtruesit.
Në kushtet kur vendi është përballur me sulme të shtuara kibernetike dhe janë keqperdorur të dhënat personale në mënyre abuzive dhe masive, sjellim në vëmendjen tuaj rritjen e vigjilencës dhe të kujdesit si klientë të bankës në zbatimin me rigorozitet të rregullave të sigurisë në përdorimin e të dhënave tuaja bankare.
Gjithashtu, kujdes të veçantë duhet të tregoni ndaj përpjekjeve të mashtrimit nëpërmjet e-maileve të rreme apo telefonatave mashtruese në emër të bankës/bankave ku mbani llogaritë tuaja.
Si mund të mbroheni nga mashtrime të tilla:
- Në përgjithësi, tregohuni skeptikë kur merrni linqe përmes SMS ose e-mail, të cilat ju çojnë në website ku kërkohet logim me kredenciale (username/password).
- Kur merrni telefonata, mos zbuloni asnjehere numrin tuaj të llogarisë ose detaje të kartës suaj të debitit apo kreditit, dhe nëse keni dyshime, thjesht përfundoni telefonatën.
- Edhe nëse numri i telefonit ose adresa e postës elektronike mund të duket e njëjtë, tregoni kujdes të veçantë, sepse ngjashmeritë mund të jenë shumë të vogla.
Informacione që duhet të dini:
- Banka nuk ju kërkon asnjëherë të zbuloni numrin e plotë të kartës, të transmetoni fjalëkalime apo të detajoni numrin e llogarise/IBAN.
- Në faqen tonë të internetit www.unionbank.al do të gjeni gjithmonë paralajmërime aktuale, shembuj të e-mail phishing dhe këshilla të përgjithshme sigurie që mund t’i përdorni për t’u mbrojtur nga mashtrimet në internet.
Për çdo informacion apo problematikë, ju lutemi te na kontaktoni në shërbimin tonë të Contact Center, në numrin 042 389 111, i cili është 24 orë në dispozicionin tuaj.