Tiranë, më 8 Nëntor 2024

I nderuar klient,

Union Bank ju njofton se është duke punuar vazhdimisht për transformimin e sistemeve të saj teknologjike, duke investuar në përmirësimin e tyre të vazhdueshëm, mirëmbajtjen dhe modernizimin me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit si edhe rritjen e masave të sigurisë, për të gjithë klientët e saj. 

Në këtë kuadër, banka ka planifikuar një mirëmbajtje të programuar të sistemeve dhe shërbimeve bankare gjatë fundjavës, në datat 10-11 Nëntor, përkatësisht në oraret si më poshtë:

  • 10 Nentor në orarin 00:00-01:00 AM 
  • 11 Nentor në orarin 00:00-01:00 AM

Gjatë këtyre ndërprerjeve ju nuk do të mund të përdorni:

  • Kartat e Debitit 
  • Platformën UB Online 
  • ATM-të dhe POS-et e Union Bank. 

Transaksionet me kartë krediti do të funksionojnë normalisht.

Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj në këtë proces të rëndësishëm për të gjithë ne, ju sigurojmë se stafi ynë do të jetë në gatishmëri të plotë për të siguruar që sistemet tona të jenë në funksion të plotë shumë shpejt.

Ju falenderojmë për mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Për çdo pyetje apo kërkesë, ju mirëpresim të na kontaktoni në çdo moment në numrin tonë të Call Center  +355 42 38 9111 

Me respekt,

Union Bank