Tiranë më 02 prill 2025. 

Të nderuar klientë,

Union Bank ju njofton se vijon investimet e vazhdueshme në transformimin dhe modernizimin e sistemeve teknologjike, me synimin për t’ju ofruar një përvojë bankare më cilësore, më të shpejtë dhe më të sigurt.

Në këtë kuadër, ju njoftojmë se kemi planifikuar implementimin e versionit të ri të sistemit tonë qendror, i cili do të bëjë të mundur një përmirësim cilësor të të gjitha proceseve dhe veprimtarive bankare që lidhen me produktet dhe shërbimet që Union Bank ofron.

Këto përmirësime në sistem janë parashikuar të zhvillohen ditën e Shtunë në datën 5 Prill.

Gjatë kësaj periudhe, ju nuk do të mund të përdorni Platformën UB Online. Transaksionet me kartë debiti, kartë krediti si dhe ato në ATM dhe POS do të funksionojnë normalisht.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj. Për çdo pyetje apo kërkesë, ju lutemi na kontaktoni në numrin +355 42 38 9111.

Me respekt,

Union Bank