Llogaria e Kursimit është një kombinim i shkëlqyer i fleksibilitetit të fondeve të lira, me norma të favorshme interesi, duke ofruar karakteristikat më të mira të Llogarisë Rrjedhëse dhe të Depozitës me Afat.

Përfitimet

    • Fitoni interes mbi gjendjen e vlefshme ditore në llogari.
    • Menaxhoni llogarinë tuaj në çdo kohë nëpërmjet shërbimit UB Online.
    • Mundësi kursimi sistematik nëpërmjet vendosjes së një urdhëri që e furnizon llogarinë e kursimit nga llogari të tjera që mund të keni në Union Bank.
    • Transferoni me lehtësi fonde drejt llogarive të tjera vetjake në Union Bank.
    • Depozitoni apo tërhiqni para në çdo kohë duke respektuar gjendjen minimale të kërkuar në llogari.
    • Llogaria lejon marrjen e fondeve të dërguara nga brenda banke, apo jashtë banke.

Si mund të aplikoj?

 

Ju mirëpresim pranë çdo dege Union Bank me një mjet identifikimi pasaportë apo kartë identiteti, për të hapur Llogarinë tuaj të Kursimit.

Depozitat në Union Bank sigurohen deri në shumën 2,500,000 (dy milion e pesëqind mijë Lekë) nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave www.asd.gov.al sipas dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar.