Bëja dhuratë që të rriten bashkë!
Llogaria e kursimit “Filizat” është dhurata më e çmuar që mund të bëni për fëmijën, nipin apo mbesën tuaj. Union Bank ofron për ju këtë produkt unik i cili u dedikohet fëmijëve dhe është investimi i duhur për ta, për tu siguruar një të ardhme të ndritur.
Çel sot llogarinë e kursimit Filizat dhe kur fëmija të bëhet 18 vjeç do të ketë një shumë të kursyer të cilën mund ta përdorë për të realizuar ëndrrat e tij.
Llogaria e kursimit Filizat mund të çelet nga prindërit/kujdestarët e fëmijës, por edhe nga të afërm të tjerë:
- Për të financuar studimet universitare.
- Për të pasur një bazë kursimesh për të ardhmen.
- Si dhuratë për ditëlindje, festa apo arritje në evente shkollore, sportive, artistike, etj.
- Për të financuar të gjitha nevojat dhe dëshirat e tyre pas përfundimit të studimeve.
Përfito
- Interesin më të lartë në treg për kursimet për fëmijë.
- Interes çdo ditë, mbi balancën në llogari.
- 500 Lekë Bonus per ditëlindjen e fëmijës sipas kushteve në fuqi.
Llogaria e kursimit “Filizat” | Përshkrim |
---|---|
Mosha e fëmijës në momentin e çeljes së llogarisë | Nën 18-vjeç |
Cili mund ta çelë llogarinë |
|
Shuma minimale që kërkohet për ta çelur llogarinë | 10,000 Lek |
Interesi | Interesi ndryshon sipas grupmoshës së fëmijës (i publikuar në buletinin e normave të interesit). |
Kreditimi i llogarisë |
|
Dokumentat që kërkohen |
|
Informacion mbi kursimet dhe interesat e fituara | Mund të merret në çdo moment nga prindërit/ kujdestari ligjor ose sipas zgjedhjes vetëm nga personi që e ka çelur llogarinë. |
Maturimi |
|
Si mund të aplikoj?
Ju mirëpresim pranë çdo dege Union Bank, për të hapur Llogarinë e Kursimit Filizat.
Depozitat në Union Bank sigurohen deri në shumën 2,500,000 (dy milion e pesëqind mijë Lekë) nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave www.asd.gov.al sipas dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar.