Standardet e hapura dhe të sigurta të komunikimit (Open Banking)
Standardet e përbashkëta, të hapura dhe të sigurta të komunikimit përcaktojnë mënyrën e ndërveprimit për ofrimin dhe përdorimin e shërbimit të pagesave për klientët duke u mundësuar lejimin e transferimit të të dhënave financiare të klientëve midis bankave dhe ofruesëve të shërbimit të informimit të llogarisë, ofruesëve të shërbimit të inicimit të pagesës, paguesve, përfituesve të pagesës të cilët grupohen në kategorinë – ofrues të palëve të treta (TPP).
Ndërveprimi realizohet nëpërmjet ndërfaqeve të një aplikacioni të dedikuar, i krijuar për këtë qëllim.
Realizimi i këtij shërbimi është bazuar në rregulloren e Bankës së Shqipërisë Nr. 29, datë 1.6.2022 “Për Autentifikimin e Thelluar të Klientit dhe Standardet e Përbashkëta, të Hapura dhe të Sigurta të Komunikimit’’. Ndërkohë kjo rregullore bazohet në kërkesat e ligjit Nr. 55/2020 ‘’Për Shërbimet e Pagesave’’, në Direktivat e EU për Shërbimet e Pagesave si edhe në kuadrin rregullator PSD2 të Grupit të Berlinit.
Qëllimi i rregullores është mundësimi i pagesave të sigurta on-line duke ofruar në të njëjtën kohë autentifkim të thelluar të klientit për të siguruar mbrojtjen e konfidencialitetit dhe integritetit të kredencialeve të sigurisë së tyre si përdorues të shërbimeve të pagesave.
Ofruesi i palëve të treta (TPP)
Ofruesi i Shërbimit të Inicimit të Pagesave (PISP) i’u mundëson klientëve të kryejnë pagesa on-line duke komunikuar në mënyre të sigurtë për të ekzekutuar transaksionin e pagesës duke përdorur aplikacionin përkatës.
Ofruesi i Shërbimit të Informimit të Pagesës (AISP) komunikon në mënyrë të sigurtë për të kërkuar dhe marrë informacion mbi llogari pagese të një përdoruesi nëpërmjet aplikacionit, si edhe mbi transaksione pagesash që lidhen me këto llogari. Në këtë rast bëhet fjalë vetëm për ‘’informacion’’ të një klienti.
Ofruesi i Shërbimit të Lëshimit të Instrumenteve të Pagesave (PIISP) mundëson verifikimin e fondeve të vlefshme për një transaksion të caktuar.
SANDBOX
Union Bank i lejon ofruesëve të palëve të treta (TPP) të kenë akses në llogaritë dhe të bëjnë pagesa në emër të klientit të tyre bazuar në pëlqimin e dhënë nga klienti. Struktura e krijuar për këtë shërbim bazohet në Direktivën PSD2 të shërbimeve të pagesave.
Ofruesit e palëve të treta (TPP) mund të lidhen me ndërfaqen e aplikacionit të dedikuar ofruar nga Union Bank posaçërisht për këtë shërbim.
TPP mund të gjejnë më shumë detaje duke përdorur ndërfaqen për arsye të testimit.
Në vijim ju lutem përdorni lidhjen SANDBOX në mënyrë që të vijoni më tej procesin.