Zgjidhni Union Bank për të marrë rrogën tuaj dhe automatikisht ju do të përfitoni një paketë speciale produktesh dhe shërbimesh. Ne mbështesim rritjen tuaj ekonomike dhe plotësojmë çdo nevojë apo kërkesë në mirëmbajtjen e financave tuaja.
Perfitoni
– Llogari rrjedhëse me komision vetëm 80 Lek/Muaj.
– Kartë Debiti Mastercard Contactless pa komision me kushtet më të mira në treg. Kryeni pagesa pa komision në çdo dyqan brenda dhe jashtë vendit, si dhe blerje online sa herë të dëshironi.
– Kartë Krediti Mastercard Contactless me kushtet më të mira në treg. Kryeni pagesa pa komision në çdo dyqan brenda dhe jashtë vendit, si dhe blerje online. Komisioni për kartën në Lek është 1,500 Lekë njëherë në 3 vjet dhe për Euro është 20 Eur/vit.
– Online banking me UB Online sipas paketës së preferuar, nëpërmjet të cilës mund të menaxhoni llogaritë tuaja apo të paguani faturat e ujit, energjisë, internetit dhe telefonit.
– Kurseni në: Llogari kursimi me balancë minimale: 5,000 Lekë, 50 EUR/USD/CHF/GBP. Depozita me afat sipas zgjedhjes më të përshatshme për ju.
– Financime për nevojat tuaja: Kredi konsumatore deri në 2 milion Lekë, pa kolateral, pa asnjë dokument dhe aprovim i menjëhershëm. Kredi hipotekare deri në 100% të vlerës së banesës, si kredimarrës i vetëm, me kushte tejet të favorshme.
– Pagesë/kalime automatike për faturat e utiliteteve.
– Këshillim për vendimet tuaja financiare sa herë të keni nevojë.
0800 0800