Ju prezantojmë me Paketën “Biznes Plus” , një paketë me produkte dhe shërbime me kushte preferenciale e krijuar posaçërisht për biznesin tuaj.

Në Union Bank do të keni gjithmonë në dispozicion menaxherin tuaj të biznesit, të gatshëm në çdo kohë për t’ju këshilluar dhe shërbyer në plotësimin e kërkesave tuaja.

Merrni Paketën “Biznes Plus” dhe përfitoni Kartë Krediti Automatike deri në 1’000 Euro për të kryer pagesat e biznesit tuaj.

Paguaj 1 komision për 3 produkte dhe shërbime.

Paketa Biznes PLUS Shërbimet e paketës
1. Llogari rrjedhëse 1 llogari biznesi për të kryer të gjitha transaksionet e biznesit
2. Kartë debiti 1 kartë Debiti për tërheqje dhe depozitime në ATM deri në 7’000 Euro
3. UB Online

Nëpërmjet UB Online kryeni kudo dhe në çdo kohë:

  • Të gjitha pagesat ndaj tatimeve/doganës apo thesarit pa komision.
  • Transferta me komisione preferenciale:
  • Transferta në nisje: Komision 0.1%, Min 10 Euro/Usd, Max 150 Euro/Usd
  • Transferta në mbërritje: Komision 0.1%, Min 5 Euro, Max 50 euro/Usd
  • Pa komisione SWIFT
Komisioni Mujor 300 LEK ose 2.5 Euro
Kartë Krediti Biznesi Deri në 1’000 Euro për pagesa online për biznesin tuaj.

Për më shumë informacion na vizitoni në çdo degë Union Bank ose na kontaktoni në adresën e-mail: shitje-sme@unionbank.al