Union Bank kontribuoi me çanta dhe mjete shkollore për 100 fëmijë të fshatrave SOS në Tiranë dhe Shkodër
Tiranë 4 Shtator 2024. Union Bank kontribuoi me çanta dhe mjete shkollore për 100 fëmijë të fshatrave SOS në Tiranë dhe Shkodër në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.
Në ceremoninë e organizuar ishte e pranishme Znj. Flutura Veipi, Drejtore e Përgjithshme Ekzekutive e Union Bank, e cila së bashku me Drejtoren Nacionale të Fshatrave SOS, Znj. Adela Maçi u shpërndanë fëmijëve setet me materialet shkollore.
Union Bank do të vijojë mbështetjen dhe angazhimin e saj në projekte për edukimin dhe zhvillimin e brezit të ri apo projekte që përmirësojnë jetën e komunitetit, si pjesë e përgjegjësisë sociale të korporatës.
Union Bank iu bashkua thirrjes së Kryqit të Kuq për dhurim gjaku.
Tiranë 5 Qershor 2024. Sipas traditës Union Bank, iu bashkua thirrjes për pjesëmarrje në seancën e dhurimit të gjakut në ndihmë të fëmijëve talasemikë, duke përmbushur nevojat e tyre për gjak.
Union Bank mbetet e angazhuar duke dhënë kontributin e saj humanitar për kauza jetësore, si pjesë e pandarë e vlerave korporative. Seanca e dhurimit u realizua pranë ambienteve të Union Bank në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar dhe me asistencën e mjekëve të palodhur të Bankës Kombëtare të Gjakut.
Falenderojmë të gjithë punonjësit të cilët dhanë kontributin e tyre për këtë nismë të rëndësishme!
Dhuro gjak, shpëto jetë!
Union Bank mbështeti edicionin e 15-të të Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit (ALBANIA XV ICIC)
Tiranë 5 Qershor 2024. Union Bank mbështeti edicionin e 15-të të Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit (ALBANIA XV ICIC) e cila u organizua nga Zyra e Komisionerit të Informacionit dhe Mbrojtjes së të Dhënave.
Konferenca është një nga ngjarjet më të rëndësishme botërore për nxitjen e kulturës së transparencës dhe përgjegjshmërisë së autoriteteve publike. Tema qendrore e këtij edicioni ishte “Fuqizimi i individëve nëpërmjet aksesit në informacion, sigurimi i transparencës dhe gjithë përfshirjes në një botë të ndërlidhur”.
Union Bank ka në fokus aktivitete të cilat promovojnë të drejtat themelore të individit, vlerat e transparencës dhe të informimit për një shoqëri të shëndetshme dhe të zhvilluar.
Union Bank sponsor zyrtar i Colour Day Festival.
Tiranë 18 maj 2024. Union Bank ishte sponsor zyrtar i Colourday Festival, festivalit rinor më të madh të organizuar në zemër të Tiranës, i cili u zhvillua në datën 20 Maj në sheshin Skënderbej.
Jemi të lumtur që ishim pranë të rinjve duke ofruar jo vetëm produkte inovatore që synojnë edukimin e tyre financiar por edhe duke mbështetur evente të tilla që sjellin argëtim e momente të gëzueshme për ta.
Union Bank në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë mbjell 2000 bimë dekorative në kryeqytet.
Tiranë 12 Prill 2024. Union Bank iu bashkua iniciativës së Bashkisë Tiranë për gjelbërimin e qytetit, duke mbjellë 2000 bimë dekorative përgjatë lulishtes kryesore në Bulevardin Zogu i I në Tiranë.
Në ceremoninë e mbjelljes morën pjesë Zj. Suela Bokshi, Zv. Drejtore e Përgjithshme e Union Bank dhe Zj. Julinda Dhame Drejtore e Mjedisit dhe Zhvillimit të Qendrueshëm e Bashkisë Tiranë.
Union Bank i jep fokus të veçantë dhe mbështet nisma që përmirësojnë jetën në komunitet dhe projekte të cilat ndikojnë në shtimin e hapësirave të gjelbërta në kryeqytet.
Së bashku për një të ardhme të gjelbër!
Union Bank mbështetës i konkursit për videon më të mirë në kuadër të aktiviteteve të Javës së Parasë.
Tiranë 19 Mars 2024. Union Bank mbështeti konkursin për videon më mirë me temë “Mbro paratë e tua, siguro të ardhmen tënde! - Shmang mashtrimet financiare online”.
Konkursi u zhvillua në kuadër të aktivitetit të përvitshëm ‘’Java e Parasë’’ organizuar nga Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave. Në këtë konkurs morën pjesë nxënësit e shkollave të mesme dhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve u ndanë certifikatat me çmimet përkatëse për 3 nxënësit fitues të konkursit si më poshtë;
• Vendi i parë - 50,000 lekë
• Vendi i dytë - 30,000 lekë
• Vendi i tretë - 20,000 lekë
Union Bank mbetet e angazhuar në projekte të cilat synojnë edukimin financiar të brezit të ri.
Union Bank ka shtuar në flotën e makinave të bankës 10 makinat e para 100% elektrike.
Union Bank tashmë ka shtuar në flotën e makinave të bankës, 10 makinat e para 100% elektrike duke kontribuar në mbrojtjen e mjedisit nëpërmjet reduktimit të emetimit të karbonit në ambjent, dhe përmirësimin e jetës në komunitetin ku jetojmë.
Kjo nismë është pjesë e politikave të përgjegjësisë sociale të bankës në linjë edhe me objektivave globale SDG për një zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e planetit tonë. Pa karbon, natyra të falenderon!
Union Bank mbështetës i aktivitetit “Të drejta të barabarta për mundësi të barabarta”.
Union Bank mbështet për të tretin vit radhazi aktivitetin “Të drejta të barabarta për mundësi të barabarta” të organizuar nga shoqata “RESS-Egnatia”, në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit dhe Këshillin e Qarkut Elbasan. Ashtu si dhe dy vitet e kaluara, ky event kishte në qendër angazhimin dhe përfshirjen e fëmijëve me çrregullim të spektrit autik (ÇSA) në aktivitete të ndryshme sociale dhe sportive.
Fëmijët patën mundësi që për tre ditë rresht të merrnin pjesë në gara sportive dhe lojëra të ndryshme, nën kujdesin e prindërve dhe instruktorëve të specializuar. Të pranishëm në aktivitet ishin përfaqësues të Union Bank, Këshillit të Qarkut dhe Bashkisë Elbasan. Union Bank ka në vëmendjen e saj ndërgjegjësimin e vazhdueshëm ndaj fëmijëve me çrregullim të spektrit autik, me qëllim përmirësimin e jetesës dhe angazhimin e tyre në shoqëri.
Diversiteti është një ambient ku nevojitet kontributi i gjithësecilit prej nesh.
Union Bank mbështetës i konkursit me vizatime në kuadër të aktiviteteve të Javës së Parasë.
Union Bank mbështeti konkursin me vizatime me temë “Administro paratë e tua, kultivo të ardhmen tënde" në kuadër të aktiviteteve të Javës së Parasë, organizuar nga Shoqata Shqiptare e Bankave dhe Banka e Shqipërisë.
Në këtë konkurs morën pjesë nxënësit e klasave të III-ta dhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve u ndanë certifikatat me çmimet përkatëse për 5 nxënësit fitues të konkursit si më poshtë;
Vendi i parë - 30.000 lekë
Vendi i dytë - 20.000 lekë
3 vendet e treta - 10.000 lekë
Union Bank mbetet gjithmonë e angazhuar në projekte që kanë synim edukimin financiar të të rinjve.
Union Bank mbështetës i aktivitetit “Festojmë së bashku Krishtlindjet”
Union Bank ishte mbështetës i aktivitetit “Festojmë së bashku Krishtlindjet” i organizuar nga Qendra Gjenerata e Re, ku morën pjesë fëmijët e stafit të Union Bank, si dhe fëmijë të tjerë të angazhuar pranë qendrave kulturore në kryeqytet. Aktiviteti u zhvillua në formën e një maratone performancash artistike me pjesëmarrje të grupeve të të rinjve dhe fëmijëve artistë të cilët kërcyen, kënduan dhe recituan, duke shprehur talentin dhe dëshirat e tyre.
Union Bank do të vijojë të jetë gjithmonë pranë brezit të ri duke mbështetur projekte artistike dhe edukuese me vlera për ta, si dhe duke sjellë ide inovatore për ta, siç është dhe Karta Junior, e cila ështe dhe karta e parë e debitit në vend, e projektuar për fëmijë dhe të rinjtë deri në moshën 17 vjeç.
Union Bank mbështeti projektin "Good Start UP" Shkodra.
Union Bank Union Bank ishte mbështetës i çmimeve për tre skuadrat fituese me idetë më të mira të prezantuara në “Good Start UP School” Shkodra.
Në përfundim të projektit “Good Start UP School” Shkodra, Z. Fatjon Ademi, Drejtor i Degës Union Bank në Shkodër, njëkohësisht anëtar i jurisë për zgjedhjen e tre projekteve më të mira, dorëzoi çmimet përkatëse për 3 vendet e para, si mbështetje financiare e ofruar nga Union Bank për projektet fituese start up si më poshtë:
1. Çmimi i parë “Shkodra Online App”.
2. Çmimi i dytë “Diabeti.Gram” (Diabetic Digital Albanian App)
3. Çmimi i tretë “Handmade Ta marrsha”
Union Bank falenderon të gjithë të rinjtë që u bënë pjesë e këtij projekti dhe do të vijojë të mbetet e angazhuar, duke mbështetur ide biznesi dhe startup-e që sjellin zgjidhje inovative dhe kreative, me impakt të rëndësishëm në komunitet.
Union Bank sponsor zyrtar i Colour Day Festival.
Union Bank ishte sponsor zyrtar i Colourday Festival, festivalit rinor më të madh të organizuar në zemër të Tiranës, i cili u zhvillua në datat 11 dhe 12 qershor në sheshin Nënë Tereza.
Me një vizibilitet të lartë në media dhe rrjete sociale dhe mijëra pjesëmarrës, në këtë festival u organizuan aktivitete të shumëllojshme argëtuese për të gjitha moshat, lojra, shumë ngjyra dhe mbi 40 artistë shqiptarë e të huaj të cilët performuan në skenën e festivalit.
Përgjatë ditëve të festivalit të rinjtë patën mundësinë të vizitonin stendën e Union Bank ku u njohën nga afër me avantazhet e produkteve të dedikuara që banka ofron për ta siç është Karta Junior, karta e parë e debitit për fëmijë dhe të rinj në Shqipëri.
Nëpërmjet mbështetjes së këtij projekti cili i dha shumë ngjyra dhe emocione Tiranës, Union Bank tregon fokusin që banka ka ndaj brezit të ri dhe edukimit financiar të tyre.
Union Bank iu bashkua thirrjes së Kryqit të Kuq për dhurim gjaku.
Union Bank ashtu si e ka traditë çdo vit, iu bashkua thirrjes për pjesëmarrje në seancën e dhurimit të gjakut në ndihmë të fëmijëve talasemikë, duke përmbushur nevojat e tyre për gjak, dhe duke vijuar të japë shembullin pozitiv për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë në këtë kauzë të rëndësishme. Seanca e dhurimit u realizua në datë 13 qershor pranë ambienteve të Union Bank në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar dhe në asistencën e mjekëve të palodhur të Bankës Kombëtare të Gjakut. Falenderojmë të gjithë punonjësit e Drejtorisë Qendrore dhe rrjetit të degëve që na u bashkuan për të dhënë kontributin e tyre!
Dhuro gjak, shpëto jetë!
Union Bank organizoi Konkursin "Hackathone" në bashkëpunim me Protik Inovation Center.
Finalizohet me sukses konkursi “Hackathon” organizuar nga Union Bank në bashkëpunim me Protik Innovation Center.
Hackathon u zhvillua në një aktivitetet 3 ditor të organizuar në ambientet e Protik Inovation Center. Në këtë aktivitet morën pjesë studentë, të cilët patën mundësi të propozojnë idetë e tyre për zhvillimin e sistemeve të bankës si dhe të njihen nga afër me stafin e profesionistëve nga Union Bank. Studentët pjesëmarrës në këtë projekt të ndarë në grupe, duke u konsultuar nga afër me stafin teknik të Union Bank si dhe nën mentorimin e Z. Erion Nako, Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Protik, patën mundësinë të zhvillonin dhe prezantonin zgjidhje software të krijuara nga vetë ata, me qëllim automatizimin e proceseve të caktuara apo përmirësimin e eksperiencës së klientit për produkte dhe shërbime që banka ofron. Projektet e studentëve kaluan në një proces vlerësimi, nga i cili u përzgjodhen dy projekte fituese, të cilat u vlerësuan për origjinalitetin, zgjidhjen e ofruar si dhe prezantimin e projekt-idesë.
Union Bank do të vijojë të mbështesë studentët e talentuar në fushën e IT dhe jo vetëm, duke i dhënë mundësinë të aplikojnë në praktikë projektet dhe idetë e tyre innovative.
Union Bank realizoi projektin e rindërtimit për 4 shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti.
Union Bank ka realizuar projektin e rindërtimit të 4 shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Këto shtëpi ishin pjesë e shtëpive të dëmtuara në Njësinë Administrative Ndroq, ku dëmet e tërmetit ishin mjaft të mëdha. Prandaj, ato u rikonstruktuan tërësisht dhe u mobiluan me fondin e akorduar nga Union Bank në bashkëpunim edhe me Bashkinë e Tiranës. Këshilli Drejtues i Union Bank akordoi një fond për të ndihmuar familjet e dëmtuara nga tërmeti në vitin 2019 dhe këtij fondi iu bashkuan edhe kontributet e qytetarëve, klientëve dhe stafit të Union Bank.
Me këtë rast, u organizua inaugurimi i njërës prej këtyre shtëpive, ku Znj. Flutura Veipi, Drejtore e Përgjithshme Ekzekutive e Union Bank dhe Znj. Keti Luarasi, Zv. Kryetare e Bashkisë së Tiranës, të pranishme në këtë inaugurim dorëzuan çelësin e shtëpisë së re të Z. Myslym Korriku.
Union Bank mbetet gjithmonë e angazhuar në projekte dhe aktivitete që përmirësojnë jetën e komunitetit, duke e patur këtë mision pjesë të pandashme të përgjegjshmërisë sociale të korporatës.
Union Bank sponsor i spektaklit muzikor "Tinguj Ballkani".
“Tinguj Ballkani” spektakli muzikor i mbështetur nga Union Bank i organizuar në datën 11 maj, solli në skenë për publikun e qytetit të Beratit, këngët dhe vallet e ballkanit nga nxënësit e talentuar të shkollës së mesme artistike ”Ajet Xhindole”.
Ky projekt i realizuar me sukses në bashkëpunim me Bashkinë Berat dhe Zyrën Arsimore Vendore të këtij qyteti, kishte për qëllim promovimin e traditës, historisë dhe kulturës së vendeve ballkanike në Shqipëri.
Union Bank do të vijojë të jetë partner në projekte të cilat promovojnë artin dhe kulturën, duke mbështetur të rinjtë dhe aktivitete të cilat kanë vlerë për komunitetin.
Union Bank dhuron 600 rrënjë ulliri në Kompleksin Mangalem 21.
Union Bank ka gjithmonë në fokus përgjegjësinë sociale dhe përmirësimin e jetës në komunitet. Në këtë kuadër si dhe me qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe shtimin e hapësirave të gjelbëra, Union Bank ka dhuruar 600 pemë ulliri, të cilat u mbollën në kompleksin e banimit Mangalem 21 ndërtuar nga kompania e ndërtimit Kontakt shpk. Projekti i dhurimit të pemëve të ullirit u realizua së bashku me këtë kompani në vijim edhe të bashkëpunimit të ngushtë që Union Bank ka me Kontakt shpk, si dhe me synimin e përbashkët për një jetë të shëndetshme në komunitet me gjelbërim dhe ajër të pastër.
Ky është një kontribut afatagjatë për banorët e këtij kompleksi, të cilët do të kenë mundësi të jetojnë jo vetëm në një kompleks modern banimi, por dhe të rrethuar nga gjelbërimi dhe ajri i pastër. Union Bank mbetet e angazhuar në mbështetjen e projekteve që i japin vlerë jetës në komunitet.
Union Bank ka mbështetur botimin e librit "Tinka Kurti, Ditari i një bashkëshorti".
Union Bank ka mbështetur botimin e librit ”Tinka Kurti, Ditari i një bashkëshorti” me autore Anila Mema kushtuar artistes së madhe Tinka Kurti. Ky libër në formë ditari për jetën dhe veprën e aktores, vjen si një mirënjohje për kontributin e çmuar të artistes së madhe Tinka Kurti në skenën shqiptare, në prag të 90-vjetorit të saj. Vepra vjen si një botim i veçantë, një ndërthurje mes ditarit dhe albumit fotografik, mbajtur nga bashkëshorti i aktores Palokë Kurti për jetën skenike të aktores. Ky projekt u realizua edhe me mbështetjen e Bashkisë Tiranë dhe Ministrisë së Kulturës.
Në ceremoninë e mbajtur për promovimin e librit ku Union Bank ishte pjesëmarrës, ishin të pranishëm edhe ministrja e Kulturës Znj.Elva Margariti, kryetari i Bashkisë së Tiranës Z.Erion Veliaj, si edhe figura të shquara të kinematografisë si Margarita Xhepa, Roza Anagnosti, Luftar Paja, etj.
Union Bank mbetet e angazhuar në mbështetjen e projekteve që promovojnë vlerat e artit dhe kulturës shqiptare si dhe të njerëzve të mëdhenj që kanë dhënë një kontribut të çmuar në këtë drejtim ku një prej tyre është artisja e madhe Tinka Kurti. Respekt dhe mirënjohje për të gjithë këtë brez artistësh të mëdhenj.
Union Bank partner i “Down Sindrome Albania”
Union Bank gjatë festave të fundvitit zgjodhi të uronte klientët dhe bashkëpunëtorët me kartolina të përgatitura nga fëmijët me aftësi të kufizuara dhe sfida në zhvillim, të ofruara nga Fondacioni “Down Sindrome Albania”. Me blerjen e këtyrë kartolinave kontribuam në ofrimin e shërbimeve terapeutike pa pagesë për fëmijët në nevojë në qendrën e shërbimeve “Pro Pak”.
Union Bank dhuron bateri për oximetrat në QSUT
Në mbështetje të situatës së vështirë të krijuar nga pandemia Covid-19, Union Bank ndihmoi nga muaji gusht deri në tetor në furnzimin e QSUT (Qendra Spitalore Nënë Tereza) me bateri për aparatet oximetra që përdoren në trajtimin e pacientëve me Covid. Ky projekt u lidh edhe me klientët e Union Bank, të cilët ndihmuan në rritjen e numrit të baterive të dhuruara, ku për çdo 4 transaksione të kryera në platformën e-banking UB Online, u dhurua një bateri.
Union Bank dhuron në fundvit "Librin e Babagjyshit"
Union Bank gjatë festave të fundvitit mbështeti projektin “Babagjyshi sekret” të shoqatës “Ura” duke dhuruar librin “Udhëtimi i Babagjyshit në qytetin e 1001 dritareve” për të gjithë fëmijët të cilët kërkuan si dhuratë për festa pajisje elektronike. Ky libër u dhurua edhe për fëmijë të stafit dhe të klientëve me qëllim stimulimin e leximit, duke e vlerësuar librin si mikun më të mirë që duhet t’i shoqërojë gjatë rritjes.