Paguaj në çast me Google PAY!

 

Ҫfarë është Google Pay?

Google Pay është një portofol dixhital i cili ofrohet nga Union Bank për kartëmbajtësit si një platformë inovatore pagesash nëpërmjet telefonit. Nëpërmjet kësaj platforme mund të kryhen transaksione financiare bazuar në shërbimin e ofruar nga Google, duke kryer regjistrim të kartave bankare në Google Wallet. Pasi aplikacioni shkarkohet nga klienti në telefon, i jep mundësi user-it të regjistrojë të dhënat e kartës fizike në portofolin e tij dixhital.

 

Kush mund të aplikojë? 

Të gjithë klientët e Union Bank të cilët disponojnë një kartë debiti ose kartë krediti Mastercard.

 

Si shkarkohet Google Wallet?

Aplikacioni shkarkohet në çdo pajisje Android në Google Playstore/play.google.com

 

Për cilat pajisje është i vlefshëm Google Wallet?

Mund të përdoret nëpërmjet telefonit, Smart Watch apo pajisje të tjera Android. 

Pajisjet duhet të kenë opsionin NFC.

 

Ҫfarë ofron ky shërbim?

Kryerjen e pagesave pa patur kartën fizike me vete, por nëpërmjet telefonit. Blerjet dhe pagesat mund të kryhen në çdo POS & Online, ku disponohet ky opsion. Gjithashtu mund të kryhet edhe tërheqja e fondeve në ATM-të që e ofrojnë këtë shërbim.

 

Si regjistrohet karta në aplikacion?

  1. Shkarkoni në Play Store aplikacionin Google Wallet.
  2. Plotësoni të dhënat e kërkuara manualisht në fushat që shfaqen në Google Wallet. 
  3. Pasi plotësohen fushat me të dhënat e kartës, platforma të kërkon të pranohen T&C (termat dhe kushtet) të Google dhe T&C të produkteve UB.
  4. Pasi pranohen T&C, platforma e informon klientin që banka kërkon të kryejë verifikimin e klientit, dhe përzgjidhet opsioni “Send Text”.
  5. Kodi i verifikimit vjen me SMS tek numri i celularit që është regjistruar si numër kontakti në Union Bank.
  6. Pas hapjes së mesazhit kodi automatikisht kopjohet tek fusha përkatëse dhe pas verifikimit të kodit, karta shfaqet në faqen Google Wallet me dizajn përkatës. 

Si regjistrohet një kartë e re ne Google Wallet?

Nëse është hera e parë që po përdoret ky aplikacion apo duhet të regjistrohet një kartë e re, duhet të përzgjidhet opsioni “Add Card”.

 

A është e nevojshme të regjistrohen përsëri karta e regjistruar më herët ?

Për kartat që janë regjistruar më herët në Google Wallet, nuk është e nevojshme të regjistrohen serish. Këto karta mund të përdoren direkt për të kryer transaksione, duke përzgjedhur një nga kartat e tokenizuara.

Edhe në rastet kur klienti ka kartë ekzistuese në Google Wallet, ai përsëri mund të shtojë karta të tjera, duke përdorur opsionin “Add Card”.

A ka një limit në numrin e kartave në Google Wallet?

Nuk ka një limit në numrin e kartave që mund të regjistrohen në Google Wallet. Mjafton që karta të jetë aktive dhe të jetë Mastercard.

Mund të regjistrohet një kartë në më shumë se një pajisje?

Një kartë mund të shtohet në më shumë se një aparat (celularë, tablet apo smartwatch), ku merr token (Nr dixhital i kartës) të ndryshëm.

A mund të përzgjidhet një nga kartat si opsion bazë për çdo blerje?

Po. Në faqen ku shfaqen kartat, mund te kryhet përzgjedhja e një prej kartave si opsion bazë për blerje.

Cilat janë Limitet e përdorimit në aplikacion ?

Limitet për blerje nëpërmjet Google Wallet janë në përputhje me kushtet dhe termat e produkteve specifike të përfshira në platformën Google Wallet.

Nëpërmjet Google Wallet mund të kryhen transaksione pa kontakt sipas limiteve përkatëse ose limite në vlera më të larta ku kërkohet vendosja nga klienti PIN-it të celularit (PIN , kod, pattern ose biometrik që ka pajisja).

Si përdoret karta dixhitale për blerje në POS

  1. Në pikën e shitjes vendoset në POS vlera për tu paguar
    • Për transaksionet në limite pa kontakt, sipas produktit, telefoni mund të jetë edhe i kyçur, por duhet që opsioni NFC të jetë aktive.  
    • Për limite më të larta se limiti pa kontakt telefoni duhet të jetë i hapur dhe opsioni NFC aktiv. 
  2. Aktivizohet opsioni NFC tek telefoni. 
  3. Përzgjidhet karta me të cilën do të kryhet blerja, nëse nuk është vendosur si e preferuar (default) një nga kartat e regjistruara.
  4. Celulari afrohet tek pajisja POS dhe vijohet automatikisht me procesimin e transaksionin. Në këtë pikë klienti duhet të sigurohet që nuk ka wallet tjetër, pasi mund të jetë default.

Si përdoret karta dixhitale për blerje Online

  1. Krijohet llogari tek faqja ku do të kryhet blerja.
  2. Plotësohen të dhënat e kartës. 
  3. Përzgjidhet opsioni i pagesës Google Wallet/ Google Store / Google Pay.

Përdorimi i kartës dixhitale në ATM ( Në ATM që e ofrojnë këtë Shërbim)

  1. Hapet Google Wallet në telefon 
  2. Përzgjidhet karta me të cilën do të kryhen veprimet 
  3. Telefoni vendoset në ATM 

Ҫfarë është opsioni NFC ?

Opsioni NFC gjendet tek pajisjet Android sipas modelit të pajisjes. Në mënyrë që të funksionojnë pagesat me Google Wallet nëpërmjet telefonit, pajisjet duhet ta kenë këtë opsion të hapur.

Ku shfaqen transaksionet e kryera me kartë?

Transaksionet e kryera nëpërmjet aplikacionit shfaqen në faqen kryesore të Google Pay dhe njëkohësisht edhe në UB Online. 

Siguria e përdorimit të aplikacionit Google Wallet

Google Wallet është një platformë e sigurt për të kryer transaksione me kartat dixhitale Mastercard që disponon klienti nga Union Bank. Ky aplikacion është një platformë zyrtare përdorimi nga Union Bank në bashkëpunim me Google & Mastercard, ku kryhet një autentifikim i thelluar bazuar në proceset e parandalimit të riskut. 

  1. Ne momentin fillestar kur klienti plotëson detajet e kartës për herë të parë dhe e regjistron atë në Google Wallet  nëpërmjet telefonit, Smart Watch apo pajisje të tjera Android, kërkohet autentifikim nëpërmjet një password që përdoret vetëm një herë (OTP) që i dërgohet përdoruesit me SMS. 
  2. Pasi procesi i regjistrimit të kartës fillestare rezulton i suksesshëm si pasojë e kontrolleve përkatëse, procesi për kartat e tjera që do të regjistrohen më pas në të njëjtën pajisje do të jetë po ashtu i suksesshëm. Në rast se përdoruesi disponon disa karta me numra të ndryshëm telefoni ose i regjistron në pajisje të ndryshme, procesi i autentifikimit nëpërmjet password me SMS (OTP) kryhet në çdo rast.
  3. Ne rastet kur klienti regjistron të dhënat e kartës dhe ka një mospërputhje në sistemin e bankës, klienti kontaktohet nëpërmjet një SMS nga banka për verifikimin përkatës.
  4. Në rastet kur regjistrimi i të dhënave nuk përputhet me të dhënat në sistemin e bankës apo me rekomandimet e Google ( p.sh. telefoni nuk është i kyçur me një Pin Pattern ose Biometrics) dhe konfigurimet e kryera në aplikacion, regjistrimi i kartës në Google Wallet nuk procesohet. Kur procesi i regjistrimit të kartës nuk finalizohet, klienti mund të përzgjedhë opsionin për të kontaktuar Union Bank         (tek ky opsion shfaqet numri i Contact Center).

 

Si aplikohet për të patur akses në Google Wallet?

Nëse disponohet një kartë Debiti ose Krediti Mastercard aplikacioni Google Wallet mund të aksesohet nga çdo pajisje Android. Pasi aplikacioni shfaqet  në telefon, vijohet me regjistrimin e kartës/kartave duke ndjekur hapat e përshkruar më sipër.