Terminali “POS”
Çfarë është Terminali “POS”:
Terminali POS është një pajisje e cili u mundëson bizneseve të ndryshëm si Hotele, Restorante, Supermarkete, etj të pranojnë pagesa me karta në një mënyre tjetër alternative nga ajo tradicionale. Nëpërmjet Terminalit POS, klientët kanë mundësi të përdorin një kartë debitit ose krediti në mënyrë të sigurtë sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare duke eliminuar kështu riskun e përdorimit të parasë CASH për tregtarin dhe klientin në të njëjtën kohë. Kur klientët janë të kënaqur nga përvoja e pagesës me kartë në Terminalin “POS” atëherë edhe mundësitë për tregtarin për të pasur një biznes më të konsoliduar si edhe më shumë klientë besnik në vazhdimësi janë më të mëdha.
Kujt i adresohet:
Terminali “POS” është për të gjitha bizneset që duan të jenë më afër klientëve duke ofruar pranimin e pagesa me karta nëpërmjet Terminalit “POS”, në një mjedis të sigurt, pavarësisht vendodhjes së tyre gjeografike.
Avantazhet
- Pranimin e transaksioneve me kartat “VISA” dhe “MasterCard”
- Terminal “Smart POS” me sistem operativ “Android” të teknologjisë më të fundit
- Terminal POS i lëvizshëm, model “Mobile” i cili funksionon në të gjithë vendin ku ka mbulim me valë telefonike (SIM Card) ose linjë Internet si “WI-FI”,“LAN”, etj
- Pranimin e pagesave në dy monedha të ndryshme Lekë & Euro në të njëjtin Terminal “POS”
- Lidhje direkt të Terminalit “POS” me llogari të dedikuara sipas monedhës përkatëse (Lekë & Euro)
- Transaksione të sigurt sipas standardeve ndërkombëtare të skemave të pagesave
- Pranimin e transaksione pa kontakt (“Contactles”) si edhe nëpërmjet telefonit “Virtual Card”
- Mbyllje ditore manuale dhe automatike të transaksioneve në fund të ditës si edhe postim automatik të fondeve në llogaritë e tregtarëve