Procesi i Rekrutimit në Union Bank është i përshtatur sipas pozicionit në të cilin aplikon. Në përgjithësi do të kalohet nëpër hapat e cilësuara më poshtë dhe ne do të përpiqemi të krijojmë një eksperiencë pozitive dhe të hapur ku ju të keni mundësi të shprehni veten tuaj.

APLIKIMI

  • Për cdo pozicion vakant ju duhet të aplikoni duke dërguar një CV të detajuar dhe letër interesi. Për ju, kjo është mundësia e parë që keni për të demonstruar kualifikimet dhe cilësitë tuaja. Sigurohuni të vendosni informacion të përditësuar, të qartë dhe të saktë. Në letrën e interesit ju ftojmë të na tregoni për veten tuaj, shprehni motivimin rreth Bankës dhe rolit që ju aplikoni.

TESTIMI

  • Për disa profile pune në marrëdhënie me klientët ose teknike/specifike ne aplikojmë teste që shërbejnë për të vlerësuar përshtatshmërinë tuaj për të punuar në bankë dhe cilësitë e nevojshme për të performuar në këtë pozicion. Testet kryhen pranë ambjenteve të bankës dhe menaxhohen nga stafi ynë me shumë përvojë profesionale.

INTERVISTA

  • Ne aplikojmë 2 intervista individuale përgjatë të cilave do të keni mundësi të njiheni me drejtuesin tuaj të ardhshëm dhe kolegë të Burimeve Njerëzore. Për ju, kjo fazë është një oportunitet për të biseduar rreth vlerave, kompetencave dhe motivimit tuaj. Merrni kohë për t’u përgatitur rreth shembujve konkretë që tregojnë përshtatshmërinë me profilin dhe mënyrën si ju mund të kontribuoni në bankë. Qëndroni të sinqertë dhe të hapur për të kryer pyetje që ju ndihmojnë të jepni përgjigje të qënësishme.