Blini të sigurt produktet tuaja të preferuara në faqet më të njohura të internetit, rezervoni online biletat për udhëtimin e radhës, kryeni pagesa në çdo pikë shitje POS me kartën Mastercard Contactless, si dhe depozitoni para në ATM Cash-in të Union Bank. Të gjitha këto shërbime mund t’i përfitoni nëse keni një kartë Union Bank.
Merrni tani kartën tuaj të preferuar dhe kryeni me lehtësi blerje të sigurta dhe komode!

Për informacion të detajuar klikoni në secilin nga shërbimet që ju mundësojnë kartat Union Bank.

Ju mund të depozitoni para direkt në llogarinë tuaj nëpërmjet ATM-ve Cash-in të Union Bank pa u kufizuar nga orari i veprimeve në degë. Çdo kartëmbajtës që zotëron një kartë të lëshuar nga Union Bank, mund të përfitojë nga ky shërbim. Ju mund të depozitoni në monedhat LEKË dhe EURO deri në 700,000 LEKË/ 7,000 €, limit ditor për secilën monedhë dhe deri në 5 transaksione në ditë. Bankomati do të numërojë paratë tuaja dhe do t'i kalojë ato menjëherë në llogari.


Lista e ATM-ve Cash-in të Union Bank ku ju mund të depozitoni para


Në Tiranë:


  • ATM-Dega Qendrore LEK
  • ATM-Dega Qendrore EUR
  • ATM-Dega Shallvare
  • ATM-Dega Medrese
  • ATM-Dega Laprakë
  • ATM-Dega Blloku
  • ATM-Dega Piazza
  • ATM-Dega Lana
  • ATM-Dega Rr.Kavajës
  • ATM-Dega Gjergj Fishta
  • ATM-Dega Garda
  • ATM-Dega Toptani
  • ATM-Dega Ali Demi
  • ATM-Dega Kristal
  • ATM-Dega Kinostudio

Në rrethe:


  • ATM-Dega Durrës 1
  • ATM-Dega Durrës 2
  • ATM-Dega Shkodër
  • ATM-Dega Fushë Krujë
  • ATM-Dega Vlorë
  • ATM-Dega Elbasan
  • ATM-Dega Fier
  • ATM-Dega Berat
  • ATM-Dega Kamëz Qendër
  • ATM-Dega Lushnjë
  • ATM-Dega Kavajë
  • ATM-Dega Lezhë
  • ATM-Dega Sarandë
  • ATM-Dega Pogradec
  • ATM-Dega Kukës
  • ATM-Dega Rrogozhinë
  • ATM-Kuçovë
  • ATM-Poliçan
  • ATM-Laç

Për udhëzime mbi procesin e depozitimit të parave në ATM-të Cash-in të Union Bank klikoni:

Video tutorial ATM-Cash in

Me teknologjinë Contactless tani është shumë e lehtë të kryeni blerje në çdo pikë shitje POS apo ATM brenda dhe jashtë vendit, pa qenë e nevojshme vendosja e kodit të sigurisë PIN dhe futja e kartës në pajisje. Ky shërbim është i vlefshëm për pajisje POS/ATM të cilat pranojë këtë formë pagese. Vlera e transaksionit që mund të kryhet pa vendosjen e kodit të sigurisë PIN është 5,000 Lek/ 50 Eur në nivel transaksioni dhe 15,000 Lek/ 150 Eur si total volumi ditor. Ky limit mund të ndryshojë në POS- e dhe shtete të ndryshme, në varësi të limiteve të POS-it apo shtetit ku kryhet transaksioni.

Union Bank në bashkëpunim me MasterCard kujdesen që përdorimi i kartës për pagesa në internet të jetë i sigurtë në çdo kohë, duke ofruar standardin më të fundit të sigurisë për pagesa me karta: 3D Secure2 “MasterCard ID Check by MasterCard”.

Shërbimi ofrohet pa pagesë për çdo klient që zotëron një kartë krediti apo debiti të lëshuar nga Union Bank dhe siguron parandalimin e përdorimit të kartës tuaj për pagesa në internet, kur ky veprim nuk është autorizuar prej jush. Shërbimi është i vlefshëm në të gjitha faqet e internetit në të cilat tregtohen produkte dhe shërbime dhe që e aplikojnë këtë shërbim sigurie.


Si mund të kuptoj që faqja e internetit aplikon shërbimin “Përdorim i Sigurtë”?

  • Në faqen e internetit të tregtarit duhet të shfaqet logo e MasterCard SecureCode.
  • Nëse nuk është logo, por gjatë pagesës krahas plotësimit të të dhënave të kartës, ju shfaqet edhe një dritare tjeter, ku ju kërkohet të vendosni kodin e sigurisë.
  • Ka edhe raste kur tregtari mund të ketë në faqën e tij logon MasterCard SecureCode, por nuk ju kërkohet të vendosni kodin e Sigurisë. Në këtë rast do të vijoni me pagesën si keni vepruar deri më tani.

Si funksionon shërbimi?

Karta juaj e ka të përfshirë automatikisht shërbimin e sigurisë, pa qenë e nevojshme që ju të paraqisni një kërkesë pranë bankës. Për të kryer pagesën, ju do të plotësoni të dhënat e kartës ashtu si keni vepruar deri më tani. Pasi keni plotësuar të dhënat e kartës do të shfaqet një dritare tjetër dhe njëkohësisht në numrin tuaj celular do të merrni një mesazh nga banka me kodin e sigurisë. Lutemi të ndiqni hapat e përmbledhura si më poshtë:

1. Kur të jeni në fazën e pagesës, plotësoni të dhënat e kartës si keni vepruar deri më tani.

2. Pasi vijoni me pagesën do të shfaqet dritarja e shërbimit 3D Secure2 në të cilën ju kërkohet të vendosni kodin e sigurisë.

3. Në telefonin tuaj menjëherë vjen mesazhi i cili përmban kodin e sigurisë njëpërdorimësh. Pasi të kontrolloni detajet e pagesës të shfaqura në mesazh (emri i tregtarit, shuma e veprimit), kodin e sigurisë e vendosni në kuti dhe vijoni dhe shtypni “Konfirmo” – “Vazhdo”.

4. Transaksioni kryhet me sukses.


Pyetje apo paqartësi?

  • Lutemi të siguroheni që numri i telefonit që keni të regjistruar në bankë të jetë ai që keni në përdorim.
  • Nëse keni paqartësi apo vështirësi gjatë pagesës me kartë, lutemi të kontaktoni në shërbimin Call Center 24/7, në numrat +355 42389111 / +355 2248938 / +355 2274630.

Tani në Union Bank numrin personal të identifikimit (PIN) të kartës tuaj mund ta aksesoni direkt me SMS. Ju mund të aplikoni për çdo kartë që dëshironi, Kartë Debiti ose Kartë Krediti, në çdo degë të Union Bank ose Online. Duke përzgjedhur shërbimin Pin me SMS, mund të aksesoni në mënyrë dixhitale Numrin Personal të Identifikimit (PIN) për secilën nga kartat tuaja pa qenë nevoja të vini në degë. Ky numër ju duhet për të kryer transaksione tërheqjeje / depozitim parash në të gjitha terminalet ATM si edhe për të kryer blerje në të gjitha terminalet POS, ku gjendet logo e kartës tuaj të Debitit ose të Kreditit.

Mënyrën sesi ju dëshironi të aksesoni Numrin Personal të Identifikimit të kartës, mund ta përzgjidhni që në momentin a aplikimit për kartë:

  • Automatikisht nëpërmjet SMS
  • Mënyrën standarte nëpërmjet letrës fizike

Nëse ju keni përzgjedhur opsionin “PIN me SMS, kur karta ndodhet në degë, njoftoheni automatikisht nëpërmjet një mesazhi, ku ju paraqiten udhëzimet që duhet të ndiqen për të gjeneruar PIN -in e kartës tuaj nëpërmjet SMS.

  • Mesazhi përmban një kod me 9 shifra.
  • Këtë kod 9 shifror së bashku me numrin tuaj personal në kartën e identitetit duhet ta dërgoni me SMS në numrin +355 69 28 16 416 (Shembull: 123456789A12345678B)
  • Pasi të keni dërguar të dhënat si më sipër, Union Bank do t’ju dërgojë me SMS kodin PIN.

Nëse është përzgjedhur opsioni “PIN me Letër” udhëzimet e nevojshme për identifikimin e PIN-it i gjeni në zarfin shoqërues që merret në degë bashkë me zarfin ku gjendet karta.

Për të përdorur kartën tuaj duhet së pari të kryeni inicializimin e kartës. Inicializimin mund ta bëni duke kryer një veprim të thjeshtë në çdo ATM të rrjetit të Union Bank. Sugjerohet që kur të bëni inicializimin e kartës, të bëni edhe ndryshimin e PIN-it në ATM, dhe të vendosni një PIN 4 shifror që mund të memorizohet lehtë nga ju.

Kartat e Debitit dhe Kartat e Kreditit Master Card & Visa nga Union Bank janë karta personale, dhe si të tilla duhet të përdoren vetëm nga mbajtësit e tyre. Përdorimi i teknologjisë më të avancuar CHIP, si edhe përdorimi i Numrit Personal të Identifikimit (PIN) në çdo veprim tërheqjeje Cash në ATM apo pagesa për blerje ne POS, shtojnë sigurinë kartës tuaj.

Në mënyrë që përdorimi i kartës tuaj për blerje dhe transaksione të jetë sa më i sigurtë, duhet të konsiderohen instruksionet e sigurisë si më poshtë:

  • Mos e tregoni Numrin tuaj Personal të Identifikimit (PIN) tek asnjë person tjetër!
  • Mos e mbani kodin PIN në të njejtin vend ku mbani kartën!
  • Asnjehere mos e shkruani kodin PIN në kartën tuaj !
  • Asnjeherë mos lejoni person tjetër të vendosë kodin tuaj PIN në terminalin ATM dhe POS për ju !
  • Gjithmonë vendosni kodin PIN në ATM / POS duke u siguruar që askush mos e shoh atë
  • Në rast se zarfi në të cilin ju dorezohet PIN-i është i hapur ose PIN mungon, mos e pranoni atë! Kërkojini punonjësit të Bankës që të ri-printojë një PIN të ri për kartën tuaj.

Për çdo pyetje që mund të keni në lidhje me Kodin e Sigurisë apo Kartën tuaj, ju lutem kontaktoni callcenter@unionbank.al ose në numrat e 042389111; 042274630; 042248938.