Platforma “E-Commerce”

Çfarë është Platfomra “E-Commerce”:

Platforma “E-Commerce” është një shërbim inovativ dhe efikas i cili u mundëson bizneseve të pranojnë pagesa me karta “online” përmes “website”-it të tyre. Ky kanal i pagesave ka revolucionarizuar mënyrën e zhvillimit të tregtisë në një mënyre tjetër alternative nga ajo tradicionale, duke ofruar mundësi për tregtarët e ndryshëm si hotele, makina me qira, agjenci udhëtimi, dyqane veshje, dhe shumë aktivitete të tjerë, për të rritur shitjet si edhe për të përmirësuar shërbimin ndaj klientëve të tyre. Platforma “E-Commerce” ofron për klientët një përvojë komode dhe të sigurt për të blerë produkte apo shërbime “online ”duke kryer pagesat me kartë direkt në “website”-in e biznesit. 

Kujt i adresohet:

Platforma “E-Commerce” është për të gjitha bizneset që duan të jenë më afër klientëve duke ofruar pranimin e pagesave me karta “online” nëpërmjet “website”-it të tyre, në një mjedis të sigurt, pavarësisht vendodhjes së tyre gjeografike.

Avantazhet:

  • Pranimin e transaksioneve me kartat “VISA” dhe “MasterCard”;
  • Pranimin e pagesave në dy monedha të ndryshme Lekë & Euro;
  • I sigurt përmes verifikimit të kodit (3D-Secure), nga “MasterCard SecureCode” dhe “VISA Secure”;
  • Lidhje direkte me llogari të dedikuara sipas monedhës përkatëse (Lekë & Euro);
  • Lehtësi instalimi për Tregtarët, përmes modeleve me të mira ndërkombëtare (“Plug-in”); 
  • Menaxhimin e transaksioneve nga Tregtari;
  • Mbyllje automatike të transaksioneve në fund të ditës (“End of Day”) dhe postim automatik në llogaritë e Tregtarëve.