PROGRAMI I PRAKTIKËS NË UNION BANK

Union Bank është e angazhuar për t’iu dhënë mundësinë studentëve të cilët shprehin interesin e tyre për të njohur nga afër me strukturat bazë dhe organizimin e punës në një institucion bankar. Ne vlerësojmë ambicien dhe vullnetin e të rinjve duke iu ofruar transmetimin e përvojës nga punonjësit tanë. Në Union Bank i japim rëndësi korrektësisë dhe përkushtimit të studentëve gjatë programit të praktikës, duke vlerësuar çdo mundësi për kirjimin e një marrëdhënieje punësimi afatgjatë.

Nëpërmjet programit tonë të praktikës, ju mund të përfitoni përvojën dhe aftësitë e nevojshme për të filluar karrierën në një institucion bankar dhe jo vetëm. Gjatë periudhës së praktikës studentët kanë mundësi të njihen me Bankën, me produket e shërbimet e ofruara, si dhe të angazhohen në detyra të thjeshta ose projekte të degës apo departamentit, ku do të angazhohen.

Gjatë 3 viteve të fundit, kemi pranuar në programin e praktikës mbi 150 studentë nga fakultete të ndryshme, ku rreth 20 prej tyre janë punësuar në Union Bank në përfundim të tij.

Programi ofrohet me kohëzgjatje deri në 3 muaj, 5 ditë në javë, për 3 – 5 orë/ditë për studentë të degëve të ndryshme, të lidhura me profilin bankar, kryesisht ekonomik, IT, juridik, etj.

Ne në Union Bank ju përgatitim për të ardhmen me seriozitet dhe profesionalizëm.

Ju mund të aplikoni duke dërguar CV dhe Listë Notash në adresën humanresources@unionbank.al.