Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në Departamentin e Infrastrukturës IT dhe Telekomunikacionit  në Drejtorinë e Përgjithshme në Tiranë, në pozicionin:

Administrator Sistemi

Përshkrimi i Pozicionit

Jemi në kërkim të një Administrator Sistemi të aftë dhe me përvojë, i cili do të jetë përgjegjës për implementimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës hardware (servera, storage, ODA, OCI, Microsoft 365, Azure, etj.), sistemet operative, virtualizimet dhe konfigurimet e aplikimeve.

Detyrat Kryesore

✔ Instalimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e serverëve dhe storage (ODA, IBM SAN, VMware, Hyper-V, Oracle Linux, Windows Server, etj.)

✔ Administrimi i sistemeve operative dhe virtualizimeve për performancë dhe siguri maksimale

✔ Implementimi dhe mirëmbajtja e zgjidhjeve cloud (Microsoft 365, Azure, OCI)

✔ Monitorimi dhe zgjidhja e incidenteve për të siguruar vazhdimësinë e shërbimeve IT

✔ Përdorimi i teknologjive të backup-it dhe strategjive të rikuperimit në rast emergjencash

✔ Administrimi i politikave të sigurisë dhe implementimi i përditësimeve (security patches, updates)

✔ Mbikëqyrja e Data Center dhe Disaster Recovery Site për siguri dhe sinkronizim të sistemeve

✔ Hartimi dhe dokumentimi i konfigurimeve dhe procedurave teknike

Kualifikimet e Kërkuara

📌 Edukimi: Diplomë Bachelor në Teknologji Informacioni, Shkenca Kompjuterike ose fusha të ngjashme

📌 Eksperienca: Minimumi 4 vite eksperiencë në administrim sistemesh dhe infrastrukturë hardware

📌 Aftësi Teknike:

Njohuri të avancuara në Windows Server, Active Directory, Linux, VMware, IBM SAN, Microsoft 365, Azure

Eksperiencë me sisteme backup dhe rikuperimi të të dhënave

Aftësi në shell scripting (Bash, Python, Perl, PHP) për automatizime

Njohuri në rrjetet kompjuterike, sigurinë kibernetike dhe firewall-et

📌 Certifikime të Preferuara:

System Administrator ose System Engineer (Linux, UNIX, Microsoft)

CCNA, VMware Certified Professional (VCP), Azure Administrator, ITIL (plus)

Çfarë Ofrojmë?

✅ Ambient profesional dhe mundësi zhvillimi në sektorin bankar

✅ Trajnime dhe certifikime për avancimin profesional

✅ Paketë konkurruese përfitimesh dhe sigurimesh

📩 Apliko tani duke dërguar CV-në tënde në humanresources@unionbank.al 🚀