Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj  ju ftojmë të aplikoni për tu bërë pjesë e skuadrës në Departamentin Auditimit të Brendshëm  në pozicionin:

Auditues në Departamentin e Auditimit të Brendshëm  

Përgjegjësitë kryesore të punës:

  • Kontrollon dhe vlerëson aktivitetin e njësive për të përcaktuar përputhshmërinë me rregulloret, procedurat dhe politikat e brendshme të Kompanisë;
  • Ndihmon në identifikimin dhe vlerësimin e risqeve te ndryshme;
  • Kryen procedurat e auditimit, duke përfshirë identifikimin dhe përcaktimin e problematikave në bazë të intervistimeve dhe diskutimeve me personat përgjegjës, rishikimin e dokumentacionit, si dhe dokumentimin e plotë të proceseve dhe procedurave të ndjekura;
  • Ndihmon në përcaktimin e rekomandimeve të përshtatshme dhe efektive për funksionimin dhe përmirësimin e sistemit të kontrollit

Kërkesat e profilit:

  • Diplome e shkollës së lartë Fakulteti Ekonomik (preferohen Informatikë Ekonomike, Financë, Kontabilitet);
  • Eksperience e meparshme ne auditim, finance/kontabilitet, menaxhimi i riskut apo fusha të tjera të ngjashme (perparesi per ata me pervoje ne Big4, Banka)
  • Aftesi analitike, i orientuar drejt detajeve dhe arritjes së objektivave;
  • Të jetë i/e aftë për të punuar me programe përpunimi të dhënash (excel etj) dhe i familjarizuar me teknologjinë e informacionit;
  • I organizuar dhe I aftë për të percaktuar prioritetet dhe respektimin e afateve;
  • Deshire për të mësuar, zhvilluar  dhe aplikuar standartet ndërkombëtare të auditimit të brendshëm gjatë punës së përditshme;
  • Aftësi shumë të mira në komunikim verbal dhe të shkruar;
  • Aftësi shumë të mira për të punuar në grup dhe për të përballuar njëkohësisht disa detyra;
  • Të veprojë me integritet dhe i/e aftë të ndërtojë marrëdhenie konstruktive me njerëzit;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

Ftojmë personat e interesuar të aplikojnë brenda datës 20 Mars 2025 duke dërguar dokumentacionin si më poshtë:

  • CV dhe letër motivimi 

Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: [email protected].

Mirëpresim aplikime dhe nga Kosova, Maqedonia, Mali i zi,  kandidatë te cilët konsiderojnë transferimin dhe punësimin në Tiranë. 

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikantëve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyrë të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet më sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në [email protected].