Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në Departamentin e Infrastrukturës IT dhe Telekomunikacionit  në Drejtorinë e Përgjithshme në Tiranë, në pozicionin:

Drejtues i Njësisë Hardware dhe Telco

Përshkrimi i Pozicionit

Menaxhon njësinë e Hardware dhe Telco, duke siguruar projektimin, zbatimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së rrjetit kompjuterik në mënyrë të sigurt dhe efikase, si dhe ofron suportin e plotë për stafin e bankës.

Detyrat Kryesore

✔ Mbikëqyr dhe organizon punën e njësisë.

✔ Siguron aplikimin e procedurave dhe monitoron cilësinë e shërbimeve.

✔ Koordinon aktivitete me departamentet dhe ekipet teknike.

✔ Menaxhon rrjetin kompjuterik, Data Center dhe sigurinë e infrastrukturës.

✔ Monitoron dhe mirëmban pajisjet e rrjetit si firewall, switches, telefoni etj.

✔ Kryen kontrolle sigurie dhe implementon përditësime teknologjike.

✔ Pjesëmarrje aktive në projekte të ndryshme të IT-së dhe menaxhimi i kostove.

Kualifikimet e Kërkuara

📌 Edukimi: Diplomë Bachelor në Teknologji Informacioni, Shkenca Kompjuterike ose fusha të ngjashme.

📌 Eksperienca: Minimumi 5 vite përvojë në infrastrukturën e rrjeteve kompjuterike, me të paktën 2 vite në rol drejtues.

📌 Aftësi Teknike:

  • Certifikime si CCNA, CCNP janë të preferuara.
  • Njohuri të thella në TCP/IP, DNS, DHCP, VLAN dhe sigurinë e rrjetit.
  • Eksperiencë me firewall, VPN dhe sisteme monitorimi të rrjetit.
  • Përvoja me virtualizimin (VMware, Hyper-V) është një plus.
  • Aftësi Udhëheqëse dhe Komunikimi:
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe menaxhuese.
  • Fokus i lartë në sigurinë e rrjetit dhe zgjidhjen e problemeve.
  • Përvojë me sistemet e tiketave dhe suportin teknik.
  • Certifikata shtesë: CCIE është një avantazh.

Çfarë Ofrojmë?

✅Pagë konkurruese dhe përfitime financiare.

✅Mundësi zhvillimi profesional dhe certifikime të avancuara.

✅Punë në një ambient inovativ dhe dinamik.

✅Mbështetje për rritjen dhe zhvillimin e stafit.

✅Përfitime të tjera si sigurime shëndetësore dhe bonuse performancë.

📩 Apliko tani duke dërguar CV-në tënde në humanresources@unionbank.al 🚀