Union Bank operon prej më shumë se 18 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 68 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 130,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 100 miliard Lekë asete.

Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.

Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në Departamentin e Thesarit, në pozicionin: 

Përpunues i Vlerave Monetare

Qëllimi i Përgjithshëm i Punës:

Të kryejë përpunimin e vlerave monetare duke siguruar korrektësi, saktësi dhe shpejtësi në përpunim. 

Përgjegjësitë kryesore:

  • Merr pjesë në përpunimin e cash-it përgjatë ditës së punës në Arkën e Thesarit në procesin e kontrollit, numërimit, përpunimit dhe fashetimit të cash-it fizik të depozituar nga klientet.
  • Merr në dorëzim fondet e ardhura nga degë të tjera të Bankës si dhe nga Banka të tjera dhe kryen procesin e përpunimit të këtyre vlerave monetare.
  • Merr në dorëzim fondet në vlera të mëdha që depozitohen nga klientë VIP të Degës dhe kryen procesin e përpunimit të këtyre vlerave monetare.
  • Merr pjesë në procesin e balancimit të cash-it në fund të ditës duke numëruar cash-in fizik në arkat ditore së bashku me arkëtarët.
  • Në bashkëpunim me Kryearketarin, përgatit cash-in për dërgesë në Bankat e tjera ose në degë të tjera të Bankës.
  • I kushton vëmendje të plotë trajtimit të cash-it
  • Ruan konfidencialitetin në lidhje me veprimtarinë e klientëve
  • Zbaton me perpikmeri Manualin e Arkes

Profili i kërkuar:

  • Të jetë i shkathët dhe i saktë në përpunimin e cash-it
  • Të jetë i informuar mbi karakteristikat dalluese të kartmonedhave vendase dhe të huaja.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të jetë i aftë të punojë në grup
  • Të jetë i pergjegjshëm dhe të punojë me korrektësi 
  • Eksperienca e mëparshme përbën avantazh, por jo  kusht për përzgjedhjen
  • Diploma Universitare nuk është domosdoshmeri për këtë pozicion

Personat e interesuar duhet të dërgojnë dërgojnë CV-në dhe Letër “Shprehje Interesi” 

në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al

Afati i aplikimit: 31 Korrik 2024

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në humanresources@unionbank.al.