Union Bank operon prej më shumë se 16 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 69 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 185,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 650 milion Euro asete.

Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e biznesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.

Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në Departamentin e Riskut të Kredive për Biznesin, në Drejtorinë e Përgjithshme në Tiranë, në pozicionin:

Senior/Specialist i Riskut të Kredisë së Klientëve SME

Qëllimi i përgjithshëm i punës:

Të sigurojë që kreditë për biznese, të shitura nga strukturat e ngarkuara të bankës, janë me risk kreditor të njohur dhe të pranueshëm nga banka. Përgjegjës në ndjekjen e metodologjisë, ecurisë dhe problemet në fushën e riskut të kredive për bizneset.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Përgjegjës për analizën e aplikimeve kreditore biznes në funksion të vlerësimit të riskut të kredisë dhe përgatitjen e Raportit të vlerësimit të riskut dhe vënien në dispozicion të komitetit të kredisë duke u kujdesur për shqyrtimin në kohë të tyre. 
  • Shqyrton aplikimet kreditore biznes SME sipas kategorizimeve në fuqi, njëkohësisht në rast nevoje mund të punojë dhe raste Large/Korporate. 
  • Mban marrëdhënien me CRM-të dhe departamentin SME gjatë procesit të vlerësimit të aplikimeve kreditore dhe në procese të tjera të lidhura (monitorime, modifikime dhe rishikim të faciliteteve dhe kredive) duke operuar në përputhje me politikat dhe procedurat në fuqi dhe duke ruajtur një nivel risku të pranueshëm nga banka.
  • Bashkëpunon dhe mban marrëdhënie me të gjithë departamentet dhe palët e interesuara të brendshme, lidhur me funksionin e riskut biznes. 
  • Në raste të veçanta, viziton klientët për një vlerësim të saktë të riskut të kredisë.
  • Pajis administratën e Kredisë dhe/ose departamentin ligjor, me të gjitha të dhënat dhe dokumentacionet e përshtatshme për të vazhduar procesimin e mëtejshëm të kredisë në përgatitjen e dokumentacionit të kredisë, disbursimit etj. 
  • Bashkëpunon në zhvillimin e politikave dhe procedurave të brendshme sipas orientimeve dhe në funksion të përmirësimit të proceseve, produkteve apo zhvillimeve të tjera duke vlerësuar dhe konsideruar risqet dhe manaxhimin e tyre. 
  • Merr pjesë në projekte të ndryshme të institucionit sipas kërkesës dhe orientimeve të drejtuesit të njësisë/departamentit. 
  • Zhvillon plane monitoruese dhe mbikëqyr portofolin përmes përdorimit të metodave të ndryshme si, analiza dhe vlerësimi i vazhdueshëm, ia paraqet rezultatet KK-së dhe propozon rekomandime për veprime parandaluese dhe korrigjuese. 
  • Bashkëpunon në zgjidhjen e problemeve të përgjithshme apo çështjeve të veçanta në lidhje me kredinë.
  • Ndihmon në trajnimin e stafit të ri që i bashkohet Departamentit dhe mbështet trajnimet e përgjithshme të stafit të përfshirë në kredidhënie
  • Vlerëson rrezikun gjatë analizës kreditore
  • Përfshihet në projekte apo procese të tjera sipas kërkesave të drejtuesit të njësisë/departamentit
  • Ndihmon veprimet e stafit të degëve/agjencive në trajtimin e aplikimeve.
  • Merr pjesë në procesin e monitorimit dhe vlerësimit të cilësisë së kredidhënies në degë/agjenci në rastet kur kërkohet
  • Propozon udhëzime për ndryshime/përmirësime të proceseve dhe procedurave.

Profili Individual:

  • Diplomë Universitare në Fakultetin e Ekonomisë, dega Administrim-Biznesit ose fusha te ngjashme; 
  • Eksperiencë të mëparshme min 3 vjeçare në kredidhënien e biznesit apo riskut të kredisë së biznesit;
  • Aftësi të analizës financiare të aplikimeve kreditore;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi verbale dhe me shkrim;
  • Aftësi të shkëlqyera analitike, raportimi, i/e kujdesshëm ndaj detajeve.
  • Aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht.
  • Njohuri mjaft të mira të programeve bazë MS Office si dhe të gjuhës Angleze.

Ftojmë personat e interesuar të aplikojnë brenda datës 30 Dhjetor 2024 duke dërguar dokumentacionin si më poshtë:

  • CV 
  • Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin

Dokumentet duhet të dërgohen në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al.

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në humanresources@unionbank.al.