Union Bank operon prej më shumë se 16 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 69 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 185,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 650 milion Euro asete.
Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.
Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në Departamentin e Riskut të Kredive për Biznesin, në Drejtorinë e Përgjithshme në Tiranë, në pozicionin:
Senior/Specialist i Riskut të Kredisë së Klientëve të Biznesit të Madh
Qëllimi i përgjithshëm i punës:
Të sigurojë që kreditë për biznese, të shitura nga strukturat e ngarkuara të bankës, janë me risk kreditor të njohur dhe të pranueshëm nga banka. Përgjegjës në ndjekjen e metodologjisë, ecurisë dhe problemet në fushën e riskut të kredive për bizneset.
Përgjegjësitë kryesore:
- Përgjegjës për analizën e aplikimeve kreditore biznes në funksion të vvlerësimit të riskut të kredisë dhe përgatitjen e Raportit të vvlerësimit të riskut dhe vënien në dispozicion të komitetit të kredisë duke u kujdesur për shqyrtimin në kohë të tyre.
- Shqyrton aplikimet kreditore biznes Large/Korporate sipas kategorizimeve në fuqi, njëkohësisht në rast nevoje mund të punoje dhe raste SME.
- Mban marrëdhënien me Menaxheret e Marrëdhënieve me Klientët në Departamentin e Klientëve të Biznesit te Madh gjatë procesit të vlerësimit të aplikimeve kreditore dhe në procese të tjera të lidhura (monitorime, modifikime dhe rishikim të faciliteteve dhe kredive) duke operuar në ppërputhje me politikat dhe procedurat në fuqi dhe duke ruajtur një nivel risku të ppranueshëm nga banka.
- Bashkëpunon dhe mban marrëdhënie me të ggjithë departamentet dhe palët e interesuara të brendshme, lidhur me funksionin e riskut biznes.
- Viziton klientët për një vlerësim të saktë të riskut të kredisë sipas parashikimeve të pprocedurës kreditore.
- Pajis administratën e Kredisë dhe/ose departamentin ligjor, me të gjitha të dhënat dhe dokumentacionet e përshtatshme për të vazhduar procesimin e mëtejshem të kredisë në përgatitjen e dokumentacionit të kredisë, disbursimit etj.
- Bashkëpunon në zhvillimin e politikave dhe procedurave të brendshme sipas orientimeve dhe në funksion të përmirësimit të proceseve, produkteve apo zhvillimeve të tjera duke vlerësuar dhe konsideruar risqet dhe manaxhimin e tyre.
- Merr pjesë në projekte të ndryshme të institucionit sipas kërkesës dhe orientimeve të drejtuesit të njësisë/departamentit.
- Zhvillon plane monitoruese dhe mbikqyr portofolin përmes përdorimit të metodave të ndryshme si, analiza dhe vlerësimi i vazhdueshëm, ia paraqet rezultatet KK-së dhe propozon rekomandime për veprime parandaluese dhe korrigjuese.
- Bashkëpunon në zgjidhjen e problemeve të përgjithshme apo çështjeve të veçanta në lidhje me kredinë.
- Ndihmon në ppërgatitjen e trajnimeve të ppërgjithshme dhe zhvillon (kur i caktohet) trajnime të stafit të ppërfshirë në kredidhënien e klientëve të biznesit.
- Raporte, analiza apo detyra të tjera që mund ti caktohen nga drejtuesi i njësisë/departamentit
- Merr pjesë në procesin e monitorimit dhe vlerësimit të ccilësisë së kredidhënies në degë/agjenci në rastet kur kërkohet.
- I raporton Drejtorit të Departamentit mbi ecurinë e procesit të kredidhënies në degë/agjensitë e Bankës.
- Propozon udhëzime për ndryshime/përmirësime të proceseve dhe procedurave.
Profili Individual:
- Diplomë Universitare në Fakultetin e Ekonomisë, dega Administrim-Biznesit ose fusha te ngjashme;
- Eksperiencë të mëparshme min 3 vjeçare në kredidhënien e biznesit apo riskut të kredisë së biznesit;
- Aftësi të analizës financiare të aplikimeve kreditore;
- Aftësi shumë të mira komunikimi verbale dhe me shkrim;
- Aftësi të shkëlqyera analitike, raportimi, i/e kujdesshëm ndaj detajeve.
- Aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht.
- Njohuri mjaft të mira të programeve bazë MS Office si dhe të gjuhës Angleze.
Ftojmë personat e interesuar të aplikojnë brenda datës 06 Janar 2025 duke dërguar dokumentacionin si më poshtë:
- CV
- Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al.
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në humanresources@unionbank.al.