Union Bank operon prej më shumë se 18 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 68 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 130,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 100 miliard Lekë asete.

Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.

Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj  ju ftojmë të aplikoni për tu bërë pjesë e skuadrës në Departamentin për Aplikacionet IT dhe Zhvillimet, Divizioni IT:

Software Developer

Qëllimi i përgjithshëm i punës: 

Merr një rol kritik në zbatimin e zgjidhjeve teknologjike, të orientuara drejt përmirësimit dhe avancimit të shërbimeve tona banker duke analizuar nevojat dhe kërkesat e përdoruesve të biznesit për të përcaktuar zgjidhjet e mundshme. Merr pjesë në ekipin që do të zhvillojë zgjidhjen, ose që do ta zbatojë atë në rast të zgjidhjeve të jashtme. Harton, zhvillon dhe dokumenton bazuar në një analizë të dhënë të nevojave dhe kërkesave funksionale të përdoruesve të biznesit. 

Përgjegjësitë kryesore:

  1. Zhvillimi i Aplikacioneve: Harton, zhvillon dhe dokumenton njësi, module ose aplikacione të reja sipas kërkesave, kërkesave funksionale dhe dokumenteve të analizës së biznesit. Dokumenton implementimin / zgjidhjen / personalizimin / etj. në mënyrë që mund të merret lehtë ne admisnistrim nga Njësia e Mirëmbajtjes së Sistemit.
  2. Analiza e Nevojave dhe Konceptualizimi: Duke përdorur përvojën e thellë, Zhvilluesi Senior merr drejtimin në vlerësimin e nevojave e biznesit dhe koncepton zgjidhje inovative. Objektivi është të ngremë nivelin e shërbimeve tona bankare dhe të sigurojmë një përvojë të shkëlqyer për klientët.
  3. Koordinimi i Ekipit: Merr rol udhëheqës në ekipin e zhvillimit per nje projekt te caktuar. Udhëheqja dhe koordinimi efikas i anëtarëve të ekipit janë të rëndësishme për të siguruar që projektet të zbatohen brenda afateve dhe kufijve buxhetorë.
  4. Integrimi i Teknologjive të Avancuara: Në një industri ku ndryshimi është shpejt, Zhvilluesi Senior siguron proaktivisht që aplikacionet tona të përfshijnë teknologjitë më të fundit dhe të përputhen me trendet e industrisë. 
  5. Versionimi i zgjidhjeve: Mban VSS dhe dokumentacionin për secilën njësi, modul ose aplikim me të gjithë dokumentacionin e kërkuar.
  6. Përmirësimi i Aftësive te ekipit:  ka një rol kyç në avancimin e zhvilluesve të rinj, duke krijuar një kulturë të vazhdueshme të mësimit dhe rritjes brenda ekipit.

Kërkesat e profilit:

  •    Diplomë Universitare në degën Informatikë, Elektronikë ose fusha të tjera të ngjashme;
  •    Minimumi 3 vite eksperiencë në sektorin bankar, shërbime TIK;
  •    I/E aftë të kuptojë ciklin e zhvillimit të software-ve dhe njohuri të bazave të të dhënave Oracle, MS SQL Server dhe të jetë familjar me Oracle PLSQL, T-SQL, SQL, J2EE dhe XML;
  •   Njohuri të mira në sistemet Unix/Linux;
  •   Aftësi shumë të mira në zgjidhjen e problemeve dhe i vëmendshëm ndaj detajeve.
  •   Aftësi shumë të mira të komunikimit;
  •   I/E aftë të punojë në grup dhe të ndertojë marrëdhënie kontruktive me kolegët;
  •   I/E aftë të përballoje volumin e punës dhe natyrë  proaktive;
  •   Njohuri të avancuara të gjuhës Angleze.

Ftojmë personat e interesuar të aplikojnë brenda datës 25 Qershor 2024 duke dërguar dokumentacionin si më poshtë:

  • CV 
  • Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin

Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në humanresources@unionbank.al.