Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj  ju ftojmë të aplikoni për tu bërë pjesë e skuadrës në  Departamentin e Menaxhimit të Riskut dhe Përputhshmërisë, në Drejtorinë e Përgjithshme, në Tiranë, në pozicionin:

Specialist i Përputhshmërisë

Qëllimi i përgjithshëm i punës: 

Ky rol kërkon bashkëpunim të ngushtë dhe të vazhdueshëm me linjën e parë të kontrollit në mënyrë qe te sigurojë se praktikat e menaxhimit e risqeve në bankë si edhe ato rregullative të jenë në përputhshmëri me madhësinë dhe qëllimin e bankës si dhe në të njëjtën linje me kërkesat rregullative.

Përgjegjësitë kryesore:

  1. Ndihmon në mbarëvajtjen e detyrave të sektorit të përputhshmërisë duke ushtruar detyrat e kontrollit per vlerësimin e riskut të përputhshmërisë.
  2. Monitoron dhe siguron që raportet e detyrueshme janë përgatitur në kohën e duhur dhe dërguar pranë autoriteteve Shqiptare si Banka e Shqipërisë, DPPP, IDP, ASD ect.
  3. Ndihmon në realizimin e hetimeve të fushës së përputhshmërisë të lidhura me Konfliktin e Interesit, Kodit së Etikës, Transparencës si edhe Mbrojtjes se të Dhënave Personale.
  4. Monitoron ndryshimet e kuadrit rregullator duke inicuar hartimin e procedurave të përshtatshme ose të përditësimeve të duhura në kompetencat e fushës së përputhshmërisë.
  5. Në bashkëpunim me departament e tjerë siguron respektimin e kërkesave ligjore dhe rregullative të fushës se mbrojtjes se të dhënave personale.
  6. Merr pjese aktive ne zhvillimin dhe koordinimin e trajnimeve edukuese të stafit të bankës për çështjet e fushës së përputhshmërisë në bashkëpunim me Njësinë e Sigurisë së Informacionit.
  7. Ndihmon Drejtuesit e Departamenteve të Bankës në rishikimet, përditësimet e manualeve, politikave apo të procedurave të bankës për sigurimin e përputhshmërisë me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi.
  8. Ndihmon drejtuesin e funksionit të përputhshmërisë në përgatitjen e raporteve  të përputhmërisë si edhe të raporteve specifike të lidhura me këtë funksion.
  9. Merr pjese aktive në përpunimin e të dhënave në hartimin e testeve të përputhshmërisë bazuar në metodologjinë në fuqi të bankës. 
  10. Siguron dhe raporton në kohën e duhur raportet e kërkuara periodike apo të kërkuara ad-hoc që mbulon funksioni i përputhshmërisë.

Kërkesat e profilit:

  •   Diplomë Universitare ne Ekonomi Biznesi  dhe fusha të lidhura me të, Juridik, 
  •   E preferueshme minimumi 2 vite eksperiencë në fushën e përputhshmërisë ose operacionet bankare;
  •   Aftësi të punojë i/e pavarur, të marrë iniciativa të lidhura me zhvillimet e sektorit të përputhshmërisë në industrinë bankare;
  • Njohuri të mjaftueshme të kuadrit legjislativ në fuqi,
  • Qëndrim i përgjegjshëm proaktiv,
  • Aftësi shumë të mira në zgjidhjen e problemeve;
  • Aftësi shume të mira pune në grup dhe komunikimi
  • Njohuri mjaft të mira të programeve bazë MS Office si dhe të gjuhës Angleze.

Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës  9 prill 2025 

  • CV 
  • Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin

Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: [email protected]

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikantëve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në [email protected].